back to top
Thursday, December 4, 2025
BallinaShqiptareEMRAT/ Gazetaret e njohura që mbetën pa emisione

EMRAT/ Gazetaret e njohura që mbetën pa emisione

Të ngjajshme

Ardon Jashari titullar, publikohen formacionet e ndeshjes Lazio – Milan

Lazio dhe Milan përballen sonte në Kupën e Italisë. Kjo...

Netanyahu emëron kreun e ri të Mossadit

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu njoftoi të enjten se ndihmësi...

Jahja Kokaj nuk kandidon për deputet: Në Kuvend flasin për gjëra që nuk i dinë – më kap dhimbja e kokës

Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje dhe profesori universitar, Jahja Kokaj,...

LDK në Istog zyrtarizon tre kandidatët për deputet

Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Istog ka...

Putin: Perëndimi e ndezi luftën duke “nxitur” Ukrainën dhe duke organizuar grusht shteti

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, është shprehur se ishte...

Sezoni i ri televiziv që nisi këtë shtator solli ndryshime të mëdha në ekranin shqiptar.

Përveç ndryshimit të programeve që do të na mbajnë të mbërthyer çdo ditë para televizorit, u bë edhe merkato e moderatorëve.

Disa prej tyre ndërruan televizion, duke nisur eksperienca të reja me një frymë të re dhe energji për të punuar, ndërsa të tjerë mbetën jashtë projekteve për këtë sezon.

Këto janë emrat e moderatorëve shqiptarë që ky sezon i ri televiziv i gjeti pa asnjë emision të vetin.

Marina Vjollca

Pas përfundimit të ‘C’est la vie’, Marina Vjollcën nuk e pamë më në ekran dhe të gjithë mbetën kuriozë se ku do të shfaqej këtë sezon të ri moderatorja. Megjithëse sezoni televiziv ka filluar, Marina nuk është shfaqur në asnjërën prej promove të emisioneve dhe nëpërmjet postimeve në Instagram ka bërë të ditur se së bashku me bashkëshortin, Getoarin, janë larguar për disa pushime jashtë vendit. Mesa duket, ajo ka vendosur që këtë sezon të ri televiziv të qëndrojë larg ekranit dhe të shijojë jetën martesore.

Arjola Shehu

Moderatorja e emisionit ‘Kush vjen për drekë’, Arjola Shehu, këtë sezon të ri u largua nga Tv Klan. Megjithëse u kap mat në Top Channel dhe u aludua për lidhjen e një kontrate të re, duket se Arjola këtë sezon të ri televiziv ka mbetur pa emision.

Juli Kristafi

Moderatorja e ‘Pasdite në Top Channel’, Juli Kristafi, këtë sezon të ri nuk do të na shoqërojë më në ekran. Në vend të saj ka ardhur Bieta Sulo, e cila ka nisur emisionin e ri të pasdites, ‘Ftesë për 5’.

Xhani Shqerra

Gjithashtu moderatori i njohur i ‘Living’, Xhani Shqerra, këtë sezon të ri televiziv është larguar nga emisioni të cilin e prezantonte prej shumë kohësh. Vendin e tij e ka zënë Arjon Muça, i cili do të moderojë krah Bunilda Lahes.

Jona Spahiu

Moderatorja e ‘Pa filtër’, Jona Spahiu, këtë sezon të ri nuk do ta shohim në asnjë prej televizioneve shqiptare. Ajo është duke shijuar ditët e fundit të shtatzënisë dhe mesa duket ka vendosur ti përkushtohet tërësisht fëmijës që do të sjellë në jetë, duke qëndruar larg ekranit këtë sezon të ri televiziv.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz