BallinaShqiptarePse në Durrës bebet lindin para kohe?!

Pse në Durrës bebet lindin para kohe?!

Të ngjajshme

Rayo fiton minimalisht ndaj Strasbourg

Rayo Vallecano siguroi një avantazh të ngushtë në gjysmëfinalen...

Kajtazi: Me kthimin e Thaçit në Kosovë ndryshon loja

Opinionisti Vehbi Kajtazi sonte në emisionin “Rubikon” në Klan...

Rreth 2500 lindje në vit kryhen në maternitetin e Durrësit, numër ky që nuk ka pësuar rritje në dekadën e fundit.

Por ajo që të bie në sy është numri i lartë i nënave që kryejnë lindje prematurë. Çdo ditë në repartin e Reanimacionit në këtë maternitet gjenden deri në 10 foshnja, të cilat marrin trajtim nga ekipi i mjekëve për lindje para kohe.

Shefja e Neonatologjisë, Dhurata Beshello, në një intervistë për “News 24” tha se shkaqet e lindjeve prematurë janë të shumta, duke nisur nga ndotja e ambientit, deri tek qetësia që duhet t’i sigurohet nënës dhe bebes për një lindje të shëndoshë.

Këtë vit materniteti i Durrësit është pajisur e dy inkubatorë të rinj, duke e çuar në 8 numrin e tyre, për të gjitha bebet që kanë nevojë për t’i mbijetuar lindjeve prematurë.

Ekipi i mjekëve në maternitetin e Durrësit po përballet me shumë vështirësi edhe përsa i përket mungesës së stafit, pasi prej vitesh nuk janë emëruar mjekë të rinj në këtë maternitet.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz