back to top
Tuesday, December 16, 2025
BallinaSportMilani hedhë sytë nga Brazili/ 50 milionë euro për yllin e madh

Milani hedhë sytë nga Brazili/ 50 milionë euro për yllin e madh

Të ngjajshme

Konjufca tregon pse nuk u arrit ndonjë koalicion me opozitën për formimin e Qeverisë

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka folur për...

Infantino: Shqipëria, dy fitore larg skenës më të madhe të futbollit në botë

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, me anë të një...

Tahiri: Në garën për Mitrovicën nuk isha me Faton Pecin, por me Albin Kurtin

Arian Tahiri, kandidat i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK)...

Milani ose më saktë Leonardo është duke peshkuar në Brazil. Drejtori sportiv i milanezëve gjithmonë ka pasur një nuhatje të mirë për sa u përket lojtarëve të talentuar që vijnë nga vendlindja e tij. Sipas “Tuttosport”, kuqezinjtë janë në kërkim të një mesfushori dhe Leonardo ka gjetur një lojtar ideal në Amerikën e Jugut.

Lukas Pakueta është edhe objektivi real i Leonardos. Lojtari i është ofruar Milanit nga Aldo Rosi. Diamanti që luan për Flamengon kushton rreth 50 milionë euro. Leonardo kërkon të luajë edhe kartën Kaka për të bërë klubin më të besueshëm në sytë e lojtarëve të rinj brazilianë.

Riki do të ishte një vlerë e shtuar në këtë operacion dhe do t’i lejonte atij të negocionte në emër të klubit italian. Që Pakueta do të transferohet në Europë herët a vonë kjo nuk diskutohet, por Milani kërkon ta bëjë të tijin lojtarin përpara se të shkojë diku tjetër. /CNA.al

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz