back to top
Thursday, December 18, 2025
BallinaSportGjasat e Kosovës për kualifikim në Europian, mund ta bëjmë me 4...

Gjasat e Kosovës për kualifikim në Europian, mund ta bëjmë me 4 fitore!

Të ngjajshme

Ishte afër Real Madridit, Firmino tregon se pse dështoi marrëveshja: Dy herë i refuzova

Roberto Firmino u paraqit në një intervistë dhe zbuloi...

“21 janari”, Meta përfundon dëshminë në SPAK

Ish-presidenti Ilir Meta ka përfunduar dëshminë e tij në...

“88% e votuesve të regjistruar nga disaspora për votim me postë kanë pranuar fletëvotimet”

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) pothuajse ka përfunduar dërgimin...

SRKEK paralajmëron protestë në Kosova B: Pa punëtorë nuk ka energji

Sindikata e Re e Punëtorëve të Korporatës Energjetike të...

Vetëm dy vite më parë, Kosova u bë përfaqësuesja më e re e pranuar në UEFA dhe ne FIFA dhe deri tani ka marrë pjesë vetëm në fazën eliminatore të Botërorit të mbyllur këtë verë, Rusi 2018.

Por pavarësisht këtij fakti, Kosova ka mundësinë e artë që me anë të Ligës së Kombeve të arrijë atë që Shqipëria bëri në vitin 2016, të marrë pjesë në finalet e Europianit të vitit 2020 dhe këtë mund ta bëjë e ndihmuar edhe nga mundësitë e arta që jep Liga e Kombeve.

Ajo e mbron Kosovën nga skuadra të “frikshme” si Franca, Spanja, Gjermania, por edhe të tjerave të një niveli mesatar, duke e vendosur atë në League D, ku ndodhet në grup së bashku me Ishujt Faroe, Azerbajxhanin dhe Maltën, kombëtare thuajse të të njëjtit nivel.

Skuadra e drejtuar nga trajneri Challandes i ka bërë një nisje mjaft të mirë këtij kompeticioni, duke marrë një barazim në transfertën e vështirë të Azerbajxhanit, ndërsa një natë më parë mposhti në stadiumin “Fadil Vokrri” Ishujt Faroe me rezultatin e pastër 2-0.

Tashmë, kur kanë mbetur 4 ndeshje në grup, Kosova, në varësi edhe të rezultateve të ndeshjeve të tjera, do të mund të merrte vendin e parë në grup edhe me vetëm 2 fitore, me 10 pikë.

Vendi i parë do t’i mundësonte më pas të zhvillonte edhe dy ndeshje të tjera me fituesit e 3 grupeve në këtë ligë.

Me shumë mundësi, duke pasur parasysh edhe ndeshjet e para, Maqedonia, Bjellorusia dhe Gjeorgjia, janë kundërshtarët e mundshëm. Në rast se Kosova do të arrijë të fitojë në “gjysmëfina” e pastaj në “finale”, do të siguronte një biletë në Europian.

Duke parë që mundësinë janë që me vetëm 4 fitore ndaj kundërshtarëve, të paktën në letër të barabartë, mund të sigurojë vendin e parë në këtë ligë, atëherë mund të themi se ky kompeticion duhet shfrytëzuar maksimalisht nga Kosova të bëjë historinë, që vetëm brenda 2 viteve në UEFA, të marrë pjesën në fazën finale të Kampionatit Europian.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz