Në lidhje me situatën e krijuar në Kosovë, sa i përket moslejimit të vizitës së Presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq në fshatin Banjë, ka reaguar ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq.
Ai ka thënë se të gjitha këto ngjarje përfshirë dhe vizitën e tij në Kosovë, janë fitore e madhe e Serbisë në aspektin diplomatik, njofton Klan Kosova.
Daçiq theksoi se çdo fjalë e folur nga Presidenti i Serbisë ishte në vijën e “asaj që thuhet në Bruksel, Washington dhe Moskë”.
Ai pasi ka shkuar në Serbi, rivalët politik dhe militantët e tyre kanë pyetur atë në komente ‘Pse nuk shkuat edhe në Drenicë?’
