BallinaRegjionaleDrenasFerronikeli dhe Islamic Relief ne bashkëpunim me Komunën dhurojnë 112 çanta për...

Ferronikeli dhe Islamic Relief ne bashkëpunim me Komunën dhurojnë 112 çanta për nxënësit jetim dhe ata në nevojë

Të ngjajshme

Deliu-Kodra kthen deklaratën e Kurtit për Isa Mustafën, e cilëson si “dyfytyrësi”

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës Blerta Deliu-Kodra, e...

​BDI për VLEN: Është caktuar si zëdhënës kundër Shqipërisë dhe interesit shqiptar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka reaguar ashpër ndaj...

Bedri Hamza: Nuk ka tolerancë për sulme ndaj Trump dhe demokracisë amerikane

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka reaguar pas sulmit...

Shpërthejnë në akuza mes vete zyrtarët e Ballkanit dhe Llapit

E diela nisi me akuza mes dy zyrtarëve të...

Ferronikeli dhe organizata Islamic Relief ne bashkëpunim me Komunën dhurojnë 112 çanta për nxënësit jetim dhe ata ne nevojë.

Me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor 2018-2019, ndërmarrja e Ferronikelit në Drenas ne bashkëpunim me organizatën Islamic Relief dhe Komunën e Drenasit, kanë dhuruar 112 çanta të kompletuara edhe me pajisje shkollore dhe përfitues të këtyre çantave shkollore janë fëmijët jetim dhe ata me kushte të rënda ekonomike e sociale, ndërsa përzgjedhjen e tyre e kanë bërë kolektivi i shkollës dhe përmes organizatës Islamic Relief.

Kryetari i Komunës, Ramiz Lladrovci ka uruar fillimin e vitit të ri shkollor dhe ka falënderuar ndërmarrjen e Ferronikelit dhe organizatën Islamic Relief për këtë ndihmë për nxënësit e Komunës së Drenasit. Lladrovci u ka thënë nxënësve përfitues se përmes rezultateve të mësimit, do të bëni krenar së pari familjet, vendbanimin dhe gjithë vendin. “Ju dëshiroj së pari shëndet, dhe kërkojë angazhimin tuaj maksimal për të fituar dijen përmes mësimit. Mësimdhënësit dhe familjet tuaja janë të shenjtë, ndaj kërkojeni dijen përmes tyre, që nesër vendi të këtë profesionist të merituar”, ka thënë kryetari Lladrovci.

Menaxherja e programit nga Islamic Relief, Albulena Gashi, ka falënderuar ndërmarrjen e Ferronikelit ne aktivitetet humanitare për rastet me të ndjeshme në vend dhe ka numëruar vitin 10 që kanë bashkëpunim. Gashi ka uruar vitin e ri shkollor dhe ka thënë se pas marrjes së pajisjeve për shkollë, nxënësve ju mbetet vetëm të tregojnë rezultate ne mësim.

Ndërsa drejtori i ndërmarrjes së Ferronikelit, Ben Shlomo, ne këtë ngjarje të shpërndarjes së çantave, u ka uruar nxënësve fillimin e vitit të ri shkollor dhe u ka uruar suksese në mësime, kreativitet dhe arritje të dëshiruara. “Jam i lumtur që jam në mësim tuaj edhe këtë vit me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor. Investimi në edukim të gjeneratave të reja është puna më e mirë qe mund të bëjmë”, ka thënë Ben Shlomo.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz