back to top
Friday, December 5, 2025
BallinaLajmeProfesoresha Indira Çipa i bashkohet VV-së, këto janë fjalët e Kurtit

Profesoresha Indira Çipa i bashkohet VV-së, këto janë fjalët e Kurtit

Të ngjajshme

Dhunohet një femër në Gjakovë, arrestohet i dyshuari

Një rast i dhunimit u raportua dje në Gjakovë. I...

Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës ka mbajtur...

Arrestohet në burrë në Gjakovë, dyshohet se dhunoi një femër

Një vajzë raportohet të jetë dhunuar në Gjakovë, e...

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti ka njoftuar se VV-së, i është bashkuar edhe profesoresha Indira ÇIPA.

Në një postim në rrjetin social facebook, Kurti ka thënë se bashkë me Çipen, kanë shkuar në Etno Fest në Kukaj.

Kurti ka thënë se anëtarësimi i Indirës i bën nder dhe vlerë VV-së.

Me Prof.Indira Çipa e cila na u bashkua në Lëvizje erdhëm bashkë në EtnoFest në Kukaj, i cili u hap mbrëmë me ekspozitat e veprave të dy artistëve tanë të mëdhenj Simon Shirokës dhe Rexhep Ferrit. Znj. Indira Çipa vjen nga qyteti i Prizrenit, ku ka mbaruar shkollën fillore e të mesme, për t’i vazhduar studimet universitare për muzikë në drejtimin e pianos në Prishtinë, magjistraturën në Shkup ndërkaq tash është në përfundim të doktoraturës në Tiranë, mbi veprat pianistike të kompozitorit Zeqirja Ballata. Ka botuar dy libra dhe dhjetëra punime shkencore. Anëtarësimi i Prof. Indirës në VETËVENDOSJE! na bën nder, përbën vlerë dhe na sjell dobi. Edicioni i tetë i EtnoFestit i cili zgjat pesë ditë mbrëmë vazhdoi me një videoinstalacion të inspiruar nga Samuel Beckett dhe me koncert të këngëtares Nezafete Shala.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz