Kadri Veseli ka thënë se nuk do ta jap voton për rrëzimin e Ramush Haradinajt derisa ai punon për interesat e këtij vendi, shkruan Gazeta Blic.
“Unë e kam votuar Ramush Haradinajn për katër vjet që të udhëheq me vendin, përderisa punon për interesat e qytetarëve nuk do ta rrëzoj”, ka thënë Veseli, përcjell Gazeta Blic.
I pari i Partisë Demokratike këtë gjë e ka bërë gjatë një konference për media, në të cilën ka folur edhe për thirrjen e partive opozitar për seancën e jashtëzakonshme.
Tutje, Veseli ka thënë se PDK do të marrë pjesë në Seancën e thirrur nga opozita në të cilën do të tentohet të votohet një rezolutë që ndalon Thaçin që të flasë me Serbinë për çështjen e territorit.
Veseli ka thënë se kjo nismë e opozitës është e rrezikshme.
Madje ai ka thënë se iniciativa e opozitës është një skenar jashtë interesave të qytetarëve të vendit.