back to top
Sunday, December 21, 2025
BallinaLajmeHARADINAJ IRONIZON ME THAÇIN: MOS E KA PËR ALBININ MORE, JO PËR...

HARADINAJ IRONIZON ME THAÇIN: MOS E KA PËR ALBININ MORE, JO PËR MU?

Të ngjajshme

Abdixhiku: Ne jemi gati për udhëheqje, besoj se populli do ta vlerësojë LDK-në

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, kandidat për kryeministër...

Zhegrova përfshihet në aksion, Juventusi shënon golin e dytë ndaj Romës

Skuadra e Juventusit ka shënuar golin e dytë ndaj...
- Advertisement -

Kryeministri Ramush Haradinaj, ka folur për statusin e fundit të presidentit Hashim Thaçi në Facebook.

“Mos e ka për Albinin more, jo për mu?”, tha shkurt Haradinaj.

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi përmes një statusi në Facebook ka thënë se thirrjet për luftë dhe tragjedi të reja në Ballkan i takojnë mentalitetit të shekullit të kaluar dhe si të tilla, meritojnë vetëm të hidhen në shportë.

Sipas tij, “individë të caktuar në vendin tonë, me veprimet e tyre po tentojnë të krijojnë panik dhe konfuzion”.

Ky shkrim i Thaçit erdhi pas atij të kryeministrit, Ramush Haradinaj i cili  tha se diskutimi mbi kufijtë është “ftesë për tragjedi të reja në Ballkan”.

“Diskutimi i vazhdueshëm publik mbi ridizajnimin e kufijve dhe shkëmbimin e territoreve është një ftesë për tragjedi të reja në Ballkan, i cili çon në destabilizim, pasiguri dhe rrezikon investimet afatgjata politike dhe të sigurisë për stabilitetin dhe paqen në Kosovë dhe rajon”, kishte shkruar më herët Haradinaj, transmeton Klan Kosova.

Haradinaj në një konferencë për media pas takimit të liderëve institucionalë ka thënë se për çështjen e kufijve, pozicioni i tij është i qartë.

“Jemi duke biseduar, e vërteta është kështu – ka një kohë të gjatë që ekziston një teori e raporteve shqiptaro-serbe, ekziston nga koha e kryeministrit Zoran Gjingjiq edhe e mbajtur gjallë edhe më tutje prej Ivica Daçiqit edhe të tjerëve”.

“Diskursi ka ndryshuar por ka pasë diskutime të ccuditshme edhe në Kosovë”.

“Pozicioni im është i qartë, e kam bërë të qartë në mënyrë korrekte, profesionale, transparente dhe mbetet i tillë”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz