BallinaLajmeLamtumirë ndërrim ore – Komisioni Evropian vendos

Lamtumirë ndërrim ore – Komisioni Evropian vendos

Të ngjajshme

Rama, udhëton drejt Washingtonit, prezanton kryeqytetin në “Expo AI 2026”

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, do të marrë pjesë...

FIFA e rrit dënimin për Prestiannin, Botërori 2026 në rrezik

FIFA ka vendosur që pezullimi i Gianluca Prestianni për...

Ishte shumë pranë Trabzonsporit, Myrto Uzuni tregon pse dështoi transferimi!

Sulmuesi i Kombëtares Myrto Uzuni, ka gjetur veten te...

Pas një sondazhi online për ndërrimin e orës në atë të dimrit dhe të verës, ku shumica e qytetarëve janë shprehur kundër, Jean-Claude Juncker, kreu i Komisionit Evropian shprehet se rregullorja do të shfuqizohet.

Së shpejti nuk do të duhet më të përgatitemi për kohën e dimrit dhe atë të verës përmes orës. Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, në një intervistë për  programin e mëngjesit të televizionit gjerman ZDF është shprehur, se pasi shumica e qytetarëve i ka thënë jo ndërrimit të orës, Komisioni Evropian do të propozojë heqjen e këtij rregulli.

“Njerëzit duan që ne ta bëjmë këtë”. Që këtë të premte Komisioni do të marrë vendimin përkatës. Pastaj e kanë radhën shtetet anëtare dhe Parlamenti Evropian, e në fund nuk do të kemi më ndërrimin e orës në kohën e dimrit dhe të verës, tha Juncker.

Në një sondazh online, ku morën pjesë 4,6 milionë e qytetarëve të BE, shumica janë shprehur për mosndërrimin e orës në kohën e dimrit dhe atë të verës. 3 milionë pjesëmarrës në sondazh ishin nga Gjermania. Aktualisht në të 28 vendet anëtare të BE dhe vende të tjera të Evropës dy herë në vit kemi ndërrimin e orës. Qëllimi i ndërrimit të orës ka qenë shfrytëzimi më i mirë i dritës së ditës për të kursyer energji, por vlera e vërtetë e kursimit gjithmonë ka qenë e kontestuar. /DW

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz