BallinaRegjionaleFondacioni Sollon ndan bursa për nxënës të Skenderajt

Fondacioni Sollon ndan bursa për nxënës të Skenderajt

Të ngjajshme

Arrestohen dy të dyshuar për vjedhje të rëndë në Mitrovicë të veriut

Më datën 18.04.2026, në Stacionin Policor Mitrovicë Veri është...

E mbajti “në xhep” sulmin e Bayernit, Pacho shpallet “lojtari i ndeshjes”

Skuadra e Paris Saint-Germain është kualifikuar në finalen e...

PSG mbahet në Mynih, prek finalen e Ligës së Kampionëve për herë të dytë rresht

Paris Saint-Germain është finalisti i dytë i këtij edicioni...

Kajsitë të mira kundër kancerit

Shumë njerëz nuk e dinë se çfarë vlera të...

Kryetari i Komunës së Skenderajt, z.Bekim Jashari, i shoqëruar nga drejtorët e Shëndetësisë dhe Arsimit, respektivisht z.Osman Veliu dhe z.Bekim Latifi, kanë pritur në takim z.Douglas Founk, nga Fondacioni Sollon, dhe nismëtar i nismës për ndarjen e bursave për nxënës të komunës së Skenderajt.

Kryetari Jashari ka thënë se është e mirë se ardhur ndihma e Fondacionit Sollon, kur kihet parasysh fakti se gjendja ekonomike e familjeve është shumë e rëndë, dhe ato mund të mos i përballin shpenzimet e shkollimit të fëmijëve të tyre.

Kryetari ka siguruar përfaqësuesit e Fondacionit Sollon se Komuna e Skenderajt do të përkrah aktivitetet e kësaj natyre, që kanë për qëllim t’i ndihmojnë nxënësit e shkollave të komunës së Skenderajt, me çka ipet kontribut në parandalimin e braktisjes së shkollimit.

Nga ana e tij, z.Founk, duke e falënderuar kryetarin Jashari për mbështetje, ka thënë se investimi në arsim, është investimi më i qëlluar, pasi është cëlësi kryesor i zhvillimit të një shoqërie.

Që prej mbarimit të luftës e deri më tani, vetëm në komunën e Skenderajt, nga Fondacioni Sollon janë shpërndarë 352,600 euro.

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz