back to top
Monday, February 2, 2026
BallinaLajmeFillon krijimi i Policisë së Gjelbër

Fillon krijimi i Policisë së Gjelbër

Të ngjajshme

Krasniqi: Grupi parlamentar multietnik në legjislaturën e 10-të do të përbëhet nga 8 deputetë

Kryetari i Iniciativës së Re Demokratike të Kosovës (IRDK),...

Çmimet e Grammy: Lista e yjeve që nuk u nominuan

Ceremonia e 68-të e Çmimeve Grammy po mbahet sonte , por...

Rezultatet negative e “çojnë” n’shpi Besnik Hasin, shkarkohet nga Anderlechti

Trajneri i njohur shqiptar, Besnik Hasi është larguar nga...

Juventusi shënon edhe golin e dytë ndaj Parmas

Skuadra e Juventusit ka shënuar golin e dytë ndaj...

Ushtruesi i detyrës së ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi , sot është pritur në takim zyrtar nga ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi me ç ‘rast kanë rënë dakord për themelimin e grupeve punues për krijimin e Policisë së Gjelbër

Gjatë këtij takimi, u.d ministri Matoshi, potencoi rëndësinë e krijimit të Policisë së Gjelbër, që sipas tij ka rol në shqiptimin e gjobave ndaj atyre që hedhin mbeturina në mënyrë të kundërligjshme.

“Për një ambient të pastër duhet filluar sa më parë, pasi që ndotja konsiderohet si problemi i dytë kryesor në Kosovë. Në këtë aspekt, ne si MMPH kemi vlerësuar si të domosdoshme krijimin e Policisë së Gjelbër”, tha Matoshi.

Ndërsa ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi gjatë këtij takimi ka mbështetur iniciativën e u.d ministrit Matoshi për krijimin e këtij njësiti të gjelbër policor.

“ Si ministër i MPB-së mbështes këtë iniciativën si të domosdoshme. Në këtë aspekt, kërkojë nga përfaqësuesit kompetent të Policisë që të shikojnë mundësinë ligjore dhe njerëzore për formimin e një njësiti të tillë”, tha ministri Gashi.

U.d ministri i MMPH-së, Fatmir Matoshi dhe ministri i MPB-së, Bejtush Gashi, gjatë këtij takimi kanë rënë dakord për krijimin e një plani të veprimit si dhe dhe analizimin modaliteteve të vendeve perëndimore  që janë aplikuar në krijimin e Policisë së Gjelbër.

Iniciativa për krijimin e Policisë së Gjelbër, është në kuadër të angazhimeve për pastrimin e vendit, aksion ky i cili fillon më 15 shtator dhe koordinohet nga u.d ministri i MMPH-së, Fatmir Matoshi.

Të Fundit

Sport

ShowBiz