back to top
Wednesday, September 17, 2025
BallinaLajmeIsh-ushtari i UÇK’së del me një propozim: Kështu mund t’i zbulojmë veteranët...

Ish-ushtari i UÇK’së del me një propozim: Kështu mund t’i zbulojmë veteranët e rremë

Të ngjajshme

Debati për listat e fryra të veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës po merr vëmendje të madhe ditëve të fundit. Mirëpo, me një propozim interesant ka dal njëri prej ish-ushtarëve të UÇK-së.

Bëhet fjalë për Nusret Cenën nga Kaçaniku i cili ka kërkuar që të zbulohen veteranët e rrejshëm.

Ai ka sugjeruar që të rreshtohen gjithë veteranët në një stadium.

“Propozoj që të caktohet një datë për rreshtimin e ish-ushtarëve te UÇK-se te Brigadës 162 “Agim Bajrami”, në Stadiumin e Kaçanikut “Besnik Begunca”, ka thënë ai.

Cena theksoi se në stadium duhet të rreshtohen të gjithë ish-ushtarët nëpër skuadrat, togjet, kompanitë, batalionet e tyre në prezencën e Komandës se Brigadës.

“… dhe besoj do ta kemi shumë lehtë identifikimin e atyre “veteranëve ” te rrejshëm”, është deklaruar ai.

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz