back to top
Thursday, December 4, 2025
BallinaLajmeNuk kanë besim te bankat, ku e fshehin arin kosovarët

Nuk kanë besim te bankat, ku e fshehin arin kosovarët

Të ngjajshme

Hoxhaj: Kosovës i duhet kthjellim politik në 2026, përndryshe rrezikon të humbasë edhe 10 vjet tjera

Ish-ministri i jashtëm, Enver Hoxhaj ka dhënë një paralajmërim...

Cilësi dhe çmim që ta qetëson shpirtin

Në një treg ku çmimet ndryshojnë çdo ditë, Petrol...

Princi William bëri një gjest të rrallë ndaj Kate

Vizita shtetërore e Presidentit gjerman Frank-Walter Steinmeier dhe bashkëshortes...

Rruga drejt paqes në Ukrainë është e paqartë, thotë Trump

Rruga përpara për bisedimet e paqes në Ukrainë është...

Të fshehura në shtëpi! Qytetarët e Kosovës vazhdojnë të zgjedhin që gjerat me vlerë, përfshirë edhe arin ti ruajnë akoma në banesat e tyre. Edhe pse bankat sipas ligjit, përveç mjeteve financiare, mund të ruajnë edhe gjerat me vlerë, deri më tani askush nuk ka siguruar arin në këto institucione. Disa prej qytetarëve, të pyetur nga Radio Evropa e Lirë, nuk kanë informacion për një mundësi të tillë, e disa të tjerë nuk kanë besim te bankat.

“Po kam ari, jo në sasi të madhe. E mbaj në shtëpi, nuk e di se ka mundësi ta ruaj në banka. Jo nuk e dërgoj, e përdori herë pas here”.

“Po kam shumë ari, kam blerë vetë, por edhe dhurata nga familjarët. Nuk u besoj bankave për ta ruajtur arin. Nuk e dërgoj asnjëherë”, tregon një qytetare për REL.

Edhe zyrtarë të Bankës Qendrore të Kosovës tregojnë se deri më tani asnjë nga këto rezerva nuk mbahen në këtë institucion.

“Ligji i lejon BQK-së që në kushte të veçanta, konform mundësive të saj hapësinore, t’u ofrojë palëve të kualifikuara ruajtjen e artikujve (gjësendeve) në trezorë për periudha të caktuara (që mund të jenë edhe në ari apo metale të çmuara). Tarifat për këtë shërbim thuhet se janë simbolike”, thotë Kushtrim Ahmeti, zëdhënës në BQK.

Por, ekspertë për çështje financiare, shprehen se kjo çështje është e lidhur me traditën e qytetarëve që gjësendet me vlerë, siç janë paratë dhe ari, t’i sigurojnë në shtëpitë e tyre.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz