Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, po përkushtohet në maksimum në ditët e fundit rreth stadiumit të Prishtinës të emëruar së fundmi me emrin e legjendës Fadil Vokrri, raporton Insporti.
I pari i Prishtinës edhe sot e ka vizituar stadiumin teksa e ka bërë një postim në rrjetin social Facebook teksa ka gabuar duke shkruar për kundërshtarin e parë që Kosova e pret në këtë stadium.
“Të hënën do të jetë testi kryesor për federatën, për neve si komunitet të dëshmojmë se mund të zhvillojmë lojë të karakterit ndërkombëtar. Kjo lojë do të trajtohet gati si lojë ndërkombëtare, pasi që në shtator na presin lojët e para të përfaqësueses së Kosovës në Prishtinë, më saktë, me Maltën më 10 shtator”, ka shkruar kryetari i Komunës së Prishtinës në Facebook.Kosova më 10 shtator luan ndaj Ishujve Faroe, ndërsa Ahmeti e ngatërroi me Maltën, të cilën e pret në tetor.Ndryshe, ndeshja e parë në stadiumin Fadil Vokrri do të zhvillohet të hënën kur edhe do të promovohet stadiumi.Drita e sfidon Prishtinën në kuadër të Superkupës së Kosovës në futboll. /Insporti.com/