BallinaRegjionaleMitrovicëPas operacionit në ortopedi, pacientit nga Mitrovica i kthehen lëvizjet në këmbë

Pas operacionit në ortopedi, pacientit nga Mitrovica i kthehen lëvizjet në këmbë

Të ngjajshme

Mbi 1,200 nënshkrime në peticionin online që Murat Jashari të bëhet president

Mbi 1,200 persona kanë nënshkruar në peticionin online që...

Ndërron jetë themeluesi i PDAK-së

Kryetari i PDAK-së, Qazim Rrahmani ka reaguar për vdekjen...

Supermarketet zvicerane qetësojnë qytetarët: s’ka rritje të menjëhershme çmimesh

Zinxhirët kryesorë të supermarketeve në Zvicër, si Migros, Coop...

​Policia: Motivi është ende duke u përcaktuar, sulmuesi po qëndronte në hotelin gala

Shefi i Policisë së Uashingtonit, Jeffery Carroll, tha se...

Zyra e Drejtorit të përgjithshëm të Shërbimit Klinik dhe Spitalor të Kosovës (SHSKUK) ka njoftuar se pacientit M. B, 52 vjeçar nga Mitrovica, për shkak të tumorit i kishin mbetur këmbët e palëvizshëm dhe nuk ka arritur që të lëvizte me këmbët e tija.

Mirëpo, pas ekzaminimeve të nevojshme, ekipi i mjekëve nga Klinikës e Ortopedisë, është vërtetuar se pacienti nuk mund të lëvizte, si pasojë e një tumori në vertebrat lumbale L2 dhe L1.

“Ekipi operator, pasi mori rezultatet diagnstike që i ishin kërkuar pacientit, vendosi që të njëjtin ta operonte. Pas 5 orëve të operacionit, pacientit i hiqet tumore dhe bëhet fiksimi i pasëm me vida dhe tashmë pacienti fillon të lëvizë këmbët e tija. Ekipin mjekësore e ka udhëhequr nga Dr. Xhavid Gashi , Dr.Nexhmedin Duriqi, dr. Luan Kuqi , anesteziologu dr. Islam Krasniqi dhe instrumentare Fexhrije Jonuzi, poashtu ekipi tjetër mbështetës.”, thuhet në njoftim.

“Pacienti tash është në gjendje të mirë dhe po arrin që të lëvizë këmbët që para operacionit nuk arrinte ta bënte.

Pacienti për 1 javë do të mbikëqyret nga stafi mjekësorë në Klinikën e Ortopedisë dhe pastaj do të vazhdojë tretmanin që parashihet me protokollet mjekësore”, përfundon njoftimi./Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz