BallinaLajmeHaziri: Kosova në vjeshtë mund të shkojë në zgjedhje të reja

Haziri: Kosova në vjeshtë mund të shkojë në zgjedhje të reja

Të ngjajshme

Kurti emëron Ali Dulën zëvendësministër të parë në Ministrinë për Zhvillim Rajonal

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka emëruar Ali Dulën,...

“Njihni Kosovën si Serbi”, kërcënimi për bombë në Rinas, SPAK mbyll hetimin ndaj rusit

Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar...

Trump njofton tarifa 25% për automjetet e BE-së

Presidenti amerikan, Donald Trump ka deklaruar se Shtetet e...

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka bërë me dije se mosarritja e konsensusit të gjerë politik rrezikon dialogun me Serbinë.

Haziri në një intervistë gazetën “Epoka e Re”, ka thënë se me mospërfshirjen e opozitës dhe shoqërisë civile, ky proces do të jetë i pasuksesshëm ose do të dështojë.

Ai ka thënë se do të ishte mirë të arrihet një konsensus për dialogun, për zgjedhjet e reja, agjendën evropiane dhe krijimin e Ushtrisë.

Nënkryetari i LDK-së e ka mbrojtur qëndrimin e tij se Lugina e Preshevës duhet t’i bashkohet Kosovës, dhe ka bërë me dije se kjo temë duhet të diskutohet me Serbinë.

Haziri ka paralajmëruar se në vjeshtë Kosova mund të shkojë në zgjedhje të reja, pasi sipas tij do të ketë angazhime më intensive.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz