back to top
Thursday, December 18, 2025
BallinaRegjionaleDrenasRamiz Lladrovci i ndan mirënjohje këngëtarit Ardian Bujupi

Ramiz Lladrovci i ndan mirënjohje këngëtarit Ardian Bujupi

Të ngjajshme

Kadriu: Rikthehem për projektet që i nisëm së bashku dhe që nuk guxojnë të ndalen

Kandidati  për deputet nga radhët e LDK-së Rexhep Kadriu...

Grenell pajtohet me Ramën se Thaçi po mbahet peng nga Haga, thotë se Jack Smith është një turp

Sot, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka vizituar ish-presidentin...

Berjani: Vendimi për çmimet ‘tavan’ është në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjin

Kryetari i Shoqatës së Naftarëve të Kosovës, Fadil Berjani,...

Dalin pamjet e plagosjes së “Guccit” të TikTok-ut

Pamjet që shikoni në videon e mëposhtme janë nga...

Grenell pasi Rama vizitoi Thaçin: Padrejtësia vazhdon, Jack Smith është një turp

Richard Grenell, ka reaguar lidhur me vizitën e kryeministrit...

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka pritur sot në zyrën e tij këngëtarin e njohur shqiptar, Ardian Bujupi.

Ai i ka ndarë atij një mirënjohje, duke i uruar suksese të mëtutjeshme në karrierë.

“Më vjen mirë për suksesin tuaj në vitin 2011 në DSDS (Deutschland Sucht Den Superstar), në të cilin ke kaluar të gjitha fazat dhe keni arritur të hyni në finale dhe të përfundoni në vendin e tretë krahas konkurentëve tjerë gjerman. Më vjen mirë për sukseset tuaja që ke në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni. Gjithashtu më vjen mirë që një shqiptar i Komunës së Drenasit ka arritur suksese të mëdha si në arenën ndërkombëtare po ashtu edhe atë vendore” është shprehur Lladrovci.

Në komunën e Drenasit, kryetari Ramiz Lladrovci i ndau sot një mirënjohje këngëtarit Ardian Bujupi

Ndërkohë, këngëtari Ardian Bujupi është shprehur i nderuar që ka pasur rastin të pranojë një mirënjohje të tillë nga i pari i Drenasit.

“Po ndihem jashtëzakonisht i nderuar për pritjen që ma keni bërë sot në komunë”, është shprehur ai.

Ndër të tjerash, Ardiani bëri të ditur se kjo ishte edhe hera e parë që atij iu bë një mikpritje e tillë nga një krerë politik.

“Është hera e parë ku u prita zyrtarisht në një institucion dhe më vjen shumë mirë që pritja institucionale më është bërë pikërisht në vendin prej nga edhe e kam prejardhjen”, ka përfunduar Bujupi. /Telegrafi/

Ardian Bujupi: Ndihem jashtëzakonisht i nderuar për pritjen që ma keni bërë sot në Drenas

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz