BallinaLajmeAvni Kastrati emërohet ambasador në këtë shtet

Avni Kastrati emërohet ambasador në këtë shtet

Të ngjajshme

Haradinaj uron Bajramin: Sa më bashkë dhe sa më solidarë, është mirë për të gjithë ne

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj...

 Xhamitë më të bukura në Botë që do t’ju lënë pa fjalë

Nga kupolat shkëlqyese deri te mozaikët që të lënë...

Gjermania ekstradon shqiptarin që mashtronte me Call Center

Një 35-vjeçar, pjesëtar i një grupi kriminal që nëpërmjet...

Haradinaj: Sa më bashkë, aq më mirë për ne

Kryetari i Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj...

Tërnava: Kush i bën keq vendit do të japë përgjegjësi para Zotit – edhe politikanët

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava, ka...

Në ditën kur grupi parlamentar 6 + ka kërkuar nga kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj që ta shkarkoj Gjergj Dedajn, kryetar i Partisë Liberale nga posti i zëvendësministrit, për shkak të disa deklaratave në lidhje me Turqinë dhe Serbinë, ai po shpërblehet me një post më të rëndësishëm.

Gazeta Blic e ka siguruar propozimin e ministrit të Jashtëm, Behgjet Pacolli, ku i propozohet Komisionit për Punë të Jashtme, që Dedaj të procedohet si ambasador i Republikës së Kosovës në Maqedoni.

Në këtë kërkesë të cilën e posedon Gazeta Blic, ndër të tjera thuhet se Dedaj i plotëson të gjitha kushtet ashtu siç edhe parashah ligji në fuqi.

Pos Dedajt, Gazeta Blic ka marrë vesh se në shërbimnin diplomatik do të sistemohet edhe anëtari i PDK-së, dhe njëherit ish- kryetari i Komunës së Mitrovicës, Avni Kastrati.

Sipas kërkesës së ministrit të Jashtëm Behgjet Pacolli, Kastrati është propozuar që të shkoj si ambasador i Republikës së Kosovës në Slloveni.

Burimet e Gazetës Blic bëjnë të ditur se opozita po e kundërshton procesin e emërimit të këtyre ambasadorëve, për shkak se është tejkaluar norma sa i përket njerëzve politik, në shërbimin diplomatik të Kosovës.

Ndërkaq, Deputetët e Grupit 6+ kanë kërkuar nga kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj që deri në fund të javës ta shkarkojë zëvendësministrin e Punëve të Jashtme Gjergj Dedaj.

Në kërkesën e deputetëve të Grupit 6+ thuhet se Dedaj ka fyer, ofenduar dhe nënçmuar komunitetin turk.

Theksojmë se Zëvendësministri i Punëve të Jashtëm të Qeverisë së Kosovës, Gjergj Dedaj ka shkruar se Turqia dhe Serbia janë “shtriga të Ballkanit” dhe synojnë rikthimin e tyre strategjik në Kosovë, përmes emisarëve të tyre.

Shkrimi i plotë i Dedajt në Facebook:

Turqia dhe Serbia, synojnë rikthimin e tyre strategjikë në Kosovë, secila përmes emisarëve të tyre, të mbetur nën rrënjët e sundimit shekullor dhe mbetjet e këtyre sundimtarëve të ndyrë, të cilët duhet të çrrënjosen nga Kosova dhe trojet e Gjergj Kastriotit!

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz