back to top
Monday, August 18, 2025
BallinaSportLojtarët e Kosovës që ndryshuan ambient në këtë afat kalimtar – Berisha,...

Lojtarët e Kosovës që ndryshuan ambient në këtë afat kalimtar – Berisha, Ujkani, Celina, Kololli, Sahiti e Kryeziu, emrat që ndërruan skuadër

Të ngjajshme

Starmer zbarkon në ShBA

Sir Keir Starmer dhe ekipi i tij po zbarkojnë...

Shtimja për herë të parë po bëhet me fusha të tenisit

Komuna e Shtimes për herë të parë do të...

Tronditëse: Sot pati vetëvrasje në Skenderaj, Obiliq dhe Istog

Sot u trondit Skenderaj, Obiliqi e para pak qastesh...

Afati kalimtar ka qenë i pasur për futbollistët e Përfaqësueses së Kosovës.

Me nënshkrimin e Bersant Celinës te Swansea, prizrenasi bëhet lojtari i gjashtë që ndërron mjedis pas Samir Ujkanit, Valon Berishës, Hekuran Kryeziut, Benjamin Kolollit dhe Suad Sahitit.

Celina ka lënë Manchester Cityn, duke kaluar në Championship te klubi uellsian.

Mund të ketë edhe transferime të tjera gjatë gushtit, por, pa dyshim, lëvizjen më të bujshme e ka bërë Valon Berisha, që la Salzburgun për t’iu bashkuar Lazios në Serinë A.

Kjo mund të jetë kontrata e jetës për 25-vjeçarin nga Podujeva, që mund ta shfrytëzojë ekipin roman si trampolinë për të firmosur ne të ardhmen me një klub edhe më të madh evropian.

Pas 11 viteve në Itali Ujkani tashmë vendosi të firmoste në Turqi me Rizesporin për të luajtur përballë emrave të mëdhenj të futbollit turk si Galatasaray, Fenerbahce dhe Besiktas.

Hekuran Kryeziu dhe Benjamin Kololli i janë bashkuar Zurichut, ku do të kenë mundësi më të mëdha për të fituar trofe apo për të luajtur në Evropë.

Pritej që Kryeziu të transferohej në një ligë edhe më të fortë se ajo zvicerane, duke u bazuar te paraqitjet e tij.

Lëvizje mjaft pozitive ajo e Suad Sahitit, që u largua nga Skënderbeu i Superiores, duke iu bashkuar AEL Larisas në Greqi.

Edhe Arbër Zeneli pritët të ndërrojë skuadër, pasi ka oferta nga klubet evropiane, ku veçohet Fiorentina. /Supersport/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz