Reshjet e fundit kanë bërë që rrugët e kryeqytetit shpeshherë të vërshohen nga ujërat e zeza.
Në disa foto të postuara në Facebook nga analisti Imer Mushkollaj, shihet se disa kanalizime kanë shpërthyer në një lagje të Prishtinës duke u vërshuar rrugët nga ujërat e zeza, përcjell ORAinfo.
“Shpërthen kanalizimi, era e mutit pushton metropolin”, i ka përshkruar fotot Mushkolaj.
E kundërmimi nuk po ndodh vetëm në këtë rrugë, por edhe në disa rrugës afër saj, deri ku po arrin rrjedha.
Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti shpesh është kritikuar se nuk ka arritur të bëjë zgjidhje në rregullimin e kanalizimeve. Madje ka ndodhur shpesh që ujërat e zeza t’i vërshojnë rrugët e kryeqytetit për disa ditë me radhë dhe komuna e Shpendit të mos ndërhyjë fare./ORAinfo/


