back to top
Monday, December 22, 2025
BallinaLajmeRrëfimi kosovarit Gent Këpuska, ushtar i kontigjentit amerikan të KFOR-it (Video)

Rrëfimi kosovarit Gent Këpuska, ushtar i kontigjentit amerikan të KFOR-it (Video)

Të ngjajshme

Raphinha pyetet për Topin e Artë, ja si përgjigjet ai

Viti 2025 padyshim ka qenë një vit i suksesshëm...

Hoxhaj: PDK mund t’ia sjellë Kosovës dhjetë njohje të reja në vit

Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, tha se...

Horoskopi ditor

Dashi 21 mars – 19 prill Kur flisni me miqtë ose...
- Advertisement -

Gent Këpuska kishte shkuar si foshnje në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai tani është duke shërbyer në ushtrinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në kampin “Bondsteel” në Kosovë.

Genti tregon se gjithë jetën ka folur shqip në shtëpi.

“Nëna ime nuk e ka duruar hiç faktin që mos të kuptoj ose përdorë shqipen, sepse ka dashur që unë dhe motra ime me mirëmbajte ndjenjën që jemi shqiptarë dhe lidhjen me gjuhën e prindërve”, thotë kapiteni i forcave amerikane, Gent Këpuska, për REL.

Genti tregon se ka lindur në shkurt 1984 dhe se në nëntor të atij viti babai i tij shkoi në SHBA ku fitoi bursën Fulbright. Nëna priti janarin e vitit tjetër për të shkuar bashkë me Gentin në Shtetet e Bashkuara.

Kapiteni i forcave amerikane thotë se nëna i mësoi shumë për historinë shqiptare, që nga koha e Perandorisë Romake, Perandorisë Osmane e deri te periudha jugosllave.

Po ashtu, Gent Këpuska tregon se në kuadër të forcave amerikane në KFOR janë edhe dy ushtarë me origjinë shqiptare.

Këpuska tregon se ka shërbyer edhe në Afganistan dhe në Xhibuti.

Ky është rrëfimi i Gent Këpuskës:

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz