BallinaLajmeJa si ndodhi rrahja e infermierit nga pacienti në Emergjencën e QKUK’së,...

Ja si ndodhi rrahja e infermierit nga pacienti në Emergjencën e QKUK’së, flasin dëshmitarët, ja se qfarë thojnë ata

Të ngjajshme

Lëndohet Dembele, largohet shpejt në dhomat e zhveshjes

Skuadra e PSG-së është duke luajtur ndeshjen ndaj rivalit,...

Alban Lumi në “Favorit” e jep lajmin ekskluziv për Ligën e Parë

Analisti i emisioni sportiv “Favorit”, që transmetohet në T7,...

Në Gjakovë do të prodhohen municione 5.56mm dhe 7.62mm, Maqedonci: Hap historik për sigurinë

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar...

Arrestohet një 23 vjeçar në Skenderaj, iu gjet në makinë marihuanë

Policia e Kosovës në Skenderaj, sot rreth orës 18:30...

Një pacient është arrestuar pasi ai ka sulmuar punëtorin shëndetësor në QKUK

Prezenca e Policisë së Kosovës në Qendrën Emergjentë të Qendrës Klinike Universitare nuk është e rastësishme.

Në orët e para të mëngjesit të së hënës aty u sulmua dikush nga personeli mjekësor, raporton T7.

Pacienti i cili u pranua  rreth orës 3:05 me një lëndim të lehtë; duke qenë se nuk kishte marrë udhëzim nga Qendra e Mjekësisë Familjare, infermieri Lulzim Thaqi i kishte kërkuar që raportin mjekësor ta merrte në recepsionin e Klinikës Emergjente.

Në atë moment  kanë filluar përplasjet pasi pacienti nuk ka pranuar të shkojë të marr udhëzimin.

Basri Lenjani, Drejtor i Emergjencës, ka thënë se infermieri është goditur por nuk ka bërë raport mjekësor për lëndimet që i janë shkaktuar.

Televizioni ka kontaktuar edhe me infermierin, por i njëjti nuk ka qenë në gjendje të flasë.

Drejtori i emergjencës ka alarmuar për sulmet ndaj personelit mjekësor duke thënë se pasiguria po shkakton ikjen e tyre nga Kosova.

Me rastin është duke u marrë edhe Policia e Kosovës, e cila ka arrestuar autorin dhe e ka dërguar në mbajtje.

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz