Anija “Vitoria Coentrao” pronë e futbollistit të Real Madridit, Fabio Coentrao, i ka shpëtuar jetën 15 peshkatarëve portugezë.
Anija e peshkatarëve që merret e peshikim e sardinjeve po fundosej derisa lundronte rreth 20 km larg bregdetit, transmeton GazetaMetro.net
Por, një tjetër anije peshkatarësh e drejtuar nga vëllai i futbollistit portugez, është afruar duke u ofruar ndihmë kolegëve.
Coentrao i kishte blerë anijen vitin e kaluar, duke investuar në një biznes familjar të peshkimit.
Kujtojmë e Fabio Coentrao ka kontratë edhe një vit me Real Madridin, që ka kërkuar tash e dy vjet blerës për portugezin, por askush nuk është itneresuar për shkak të pagës së tij të lartë. /gazetametro.net