BallinaLajmeVuçiq: Nuk kam besim tek Prishtina

Vuçiq: Nuk kam besim tek Prishtina

Të ngjajshme

Çfarë moti do të mbajë këtë fundjavë?

Me urimin për festën e Fitër Bajramit, Instituti Hidrometeorologjik...

La Liga, krejt sytë te derbi madrilen mes Realit dhe Atleticos

Këtë javë luhet xhiroja e 30-të në La Liga,...

Hoxhaj thotë se është koha për një model të ri bashkëpunimi opozitar

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj ka...

Kosova në qendër të një takimi rreth dy orësh në DASH

Përfaqësues të Këshillit të Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane, të kryesuar nga...

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë se do të bëjë çmos për të zgjidhur problemet që ekzistojnë për 100 vjet dhe njoftoi se qytetarët do të vendosin për të ardhmen e Serbisë.

Sipas mediave serbe, përcjell Telegrafi, Vuçiq, duke iu drejtuar qytetarëve të Vrnjacka Banja me rastin e shënimit të 150 viteve të turizmit në qytet, tha se “ne kemi shumë probleme për të zgjidhur”.

“Nëse ia dalim mbanë, mbetet të shihet”.

Ai vuri në dukje se nuk ka besim në “ata nga Prishtina dhe ata që i ndihmuan ata në shkatërrimin e Serbisë”, por kjo nuk do të thotë se nuk do të luftojë dhe të bëjë çmos për të zgjidhur këtë problem.

“Nuk do të jemi frikacakë, por duam të jemi të guximshëm dhe të mos i lëmë fëmijët tanë në telashe”.

“Nga ju do të kërkojmë një gjykim përfundimtar për të bërë, dhe unë do të jap më të mirën, sepse qëllimi im nuk është që të bëhem i pasur gjatë mandatit. Unë dua të zgjidh problemet e qytetarëve serbë, të cilat janë probleme 100 vjeçe”, citohet të ketë thënë Vuçiq. /Telegrafi/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz