BallinaLajmeKosovari 23-vjeçar bën akt heroik në Belgjikë – i shpëton jetën një...

Kosovari 23-vjeçar bën akt heroik në Belgjikë – i shpëton jetën një gruaje

Të ngjajshme

Presidenti i SHBA-së thotë se do të ishte mirë që të mos duhej të shkatërrohej Irani

Presidenti amerikan Donald Trump më parë sugjeroi se nëse...

Selin tregon se kush duhet të fitojë Big Brotherin?  

“Personi që këtu brenda ka sakrifikuar duke treguar një...
Një akt heroik. Vetëm në këtë mënyrë mund të përshkruhet ndërhyrja që një kosovar 23-vjeçar, Andi Krasniqi realizoi të martën në qytezën De Panne, në veri-perëndim të Belgjikës.Edhe pse rrezikoi jetën e tij, Krasniqi shpëtoi një grua me aftësi të kufizuara (76-vjeçare) që ishte ngujuar në një shtëpi që po digjej në rrugën Kasteelstraat të De Panne-s, raporton mediumi belg Het Laatste Nieuws (HLN). “Vetëm pasi u futa brenda, e kuptoja se çfarë rreziku kisha ndërmarrë. Kam shpresë se ajo do ta rimarrë veten”, thotë Andi.

Andi, i cili është punonjës në dyqanin Idealhome në De Panne. Ai, rreth orës 14:30, pa se nga një apartment afër vendit ku punonte po dilte tym.

“Nuk kam menduar dy herë”, rrëfen Andi. “Unë shkova drejt e në shtëpinë që po digjej, por nuk mund të hyja fillimisht brenda, kështu që shkova në dyqanin pranë shtëpisë. Zonja aty sapo kishte thirrur shërbimet emergjente dhe më tha se fqinji i saj ishte ende brenda. Ajo më dërgoi nëpër një korridor deri në derën e shtëpisë së djegur”, thotë Andi, përcjell Insajderi.

Zonja që punonte në dyqanin afër shtëpisë së djegur, e cila preferoi të mbetej anonim, nuk guxoi të hynte brenda për shkak se e konsideronte veten në rrezik të madh. Mirëpo jo Andi. Ai u fut brenda në shtëpi.

“Ishte tmerrësisht nxehtë brenda dhe dëgjova banoren që thërriste për ndihmë. Me shpresën se do ta gjeja atë brenda, papritmas ndjeva krahun e saj”, thotë Andi.

Me gjithë vështirësitë ai e kapi në krah për ta tërhequr jashtë shtëpisë gruan me aftësi të kufizuara. “Gruaja ishte tërësisht e palëvizshme dhe kishte mjaft peshë. Pastaj e zhvendosa atë deri në rrugë”, rrëfen Andi.

Gjithashtu edhe një fqinje tjetër në lagje, gruaja Muriel Vanwalleghem dhe një banor tjetër lokal i dolën në ndihmë Andi Krasniqit.

“Kur arrita, Andi e kishte nxjerrë gruan jashtë shtëpisë. Kur e nxorëm deri në rrugë, ambulanca dhe zjarrfikësit sapo kishin arritur. Ajo që Andi ka bërë është një akt i vërtetë heroik. Pak persona do guxonin të hynin vetëm në një shtëpi të djegur duke rrezikuar jetën e tyre”, thotë ajo.

Viktima J.D. (76-vjeçare) është aktualisht në qendrën spitalore në Neder-Over-Heembeek dhe ka pësuar djegje të rënda dhe helmim nga tymi. /Insajderi.com

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz