back to top
Sunday, February 1, 2026
BallinaLajme“Më rreh me grushte dhe shkelma, por kur të dalë nga burgu...

“Më rreh me grushte dhe shkelma, por kur të dalë nga burgu do e fal”, rrëfimi i nënës me 4 fëmijë

Të ngjajshme

Çmimet e Grammy: Lista e yjeve që nuk u nominuan

Ceremonia e 68-të e Çmimeve Grammy po mbahet sonte , por...

Rezultatet negative e “çojnë” n’shpi Besnik Hasin, shkarkohet nga Anderlechti

Trajneri i njohur shqiptar, Besnik Hasi është larguar nga...

Juventusi shënon edhe golin e dytë ndaj Parmas

Skuadra e Juventusit ka shënuar golin e dytë ndaj...

Theret me thikë një person në Fushë Kosovë

Një rast i rëndë ka ndodhur sot në Fushë...

TIRANE- Ajo është 35 vjeçe dhe ka një jetë të mbushur plotë me vuajtje. Adriana Pareshi me origjinë nga Gramshi, nënë e tre djemve dhe në pritje të fëmijës së katërt, është bërë protagoniste e emisionit ‘Me zemër të hapur’ në ‘News24’.

Gruaja tregon se në vitin 2006, ajo u martua me Petrit Pareshin dhe jetuan në zonën e Laprakës në Tiranë. Çifti së bashku me nënën e Petrit jetonin fillimisht të lumtur, ku të rinjtë punonin për të siguruar jetesën.

 

 

Pasi erdhën në jetë tre djemtë, bashkëshorti i saj nisi të pinte alkool dhe të përdorte dhunë në familje. Adriana rrëfen mes dhimbjes se është dhunuar shumë herë nga bashkëshorti i saj dhe gjithçka vinte për shkak të ekonomisë së dobët dhe xhelozisë pa arsyeje, shkruan ‘BalkanWeb’.

Po ashtu e reja tregon se pavarësisht ndërhyrjes së vjehrrës së saj për të shuar sherrin, dhuna u bë e përditshme në këtë familje, derisa në shkurt të këtij viti Adriana e denoncon burrin në polici. Aktualisht ai vuan dënimin në burgun 213, ndërsa është dënuar me 1 vit e 4 muaj burg për dhunë në familje.

“Në fillim ishim mirë, por pasi lindën djemtë ai nisi të pinte dhe të më rrihte në çdo moment. Pa shkak niste të më qëllonte, me grushte dhe shkelma. Madje dhe sytë më rrinin të nxirë nga dhuna. Por kur të dalë nga burgu do t’i japë dhe një mundësi, do ta fal. Uroj të ndryshoj se kam hallin e fëmijëve”, tha gruaja.

Mes vuajtjeve që e kanë kapluar gruaja tregoi edhe jetën e vështirë që bënte, ndërsa apeloi për ndihmë. Ndërkohë Bashkia e Tiranë si kishte ofruar një çadër, ku të fusin kokën, pasi banesa që ajo dhe fëmijët jetonin aktualisht është tejet e amortizuar.

Të Fundit

Sport

ShowBiz