back to top
Wednesday, September 10, 2025
BallinaLajmeKush nuk mund të kalojë në kufi me gjoba të papaguara? Tregon...

Kush nuk mund të kalojë në kufi me gjoba të papaguara? Tregon Policia

Të ngjajshme

KQZ-ja tregon si duhet të votoni në zgjedhjet e 12 tetorit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka sqaruar për qytetarët se...

Arrestohet një tifoz spanjoll për shkak të fyerjeve raciste ndaj Mbappes

Një tifozë spanjoll është arrestuar pas fyrejeve raciste ndaj...

SHBA-ja sanksionon ish-zyrtarë të Malit të Zi

Departamenti amerikan i Shtetit njoftoi se ka futur në...

Arrestohet kameramani Jetmir Muji, AGK-ja kërkon lirimin e menjëhershëm

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), është njoftuar nga...

Samedin Mehmeti, drejtor i Divizionit për Komunikacion në Policinë e Kosovës, ka treguar se kush nuk mund të kalojë në kufi, për shkak të gjobave të papaguara.
Mehmeti ka thënë se të gjithë ata persona, të cilët kanë gjobë të shqiptuar nga Gjykatat, apo gjoba të Policisë së Kosovës të cilat kanë kaluar në Gjykatë mund të kenë probleme në kufi.

“Nëse gjoba e komunikacionit, pasi nuk është paguar 15 ditë pas shqiptimit ka kaluar në Gjykatë, dhe Gjykata ju ka thirr por qytetari nuk i është përgjigjur ftesës, atëherë kjo paraqet problem për kalim në kufi”, ka thënë ai në “Puls” të KTV’së.

Mehmeti ka folur edhe për atë se çka e shtyri Policinë e Kosovës që të bëjë një modul ku qytetarët mund të shikojnë nëse kanë gjobë në regjistrin e këtij institucioni.

“Kemi pasur fluks të numrit të qytetarëve që kanë ardhur për të parë nëse kanë gjoba të papaguara. Për t’i ikur fluksit të qytetarëve dhe për t’ia lehtësuar atyre, Departamenti jonë i IT-së ka krijuar këtë modul”, ka thënë Mehmeti, teksa ka garantuar se të dhënat që kërkohen aty janë të sigurta dhe nuk i japin qasje një pale të tretë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz