back to top
Monday, December 22, 2025
BallinaLajmeHoti i reagon Kadri Veselit: Je i frustruar dhe i dobët si...

Hoti i reagon Kadri Veselit: Je i frustruar dhe i dobët si lider

Të ngjajshme

Deputetët turq përleshen gjatë debatit për buxhetin

Ligjvënësit turq shkëmbyen grushte gjatë një debati të nxehtë...

Urimi romantik i çiftit të njohur futbollistik, “Lira” dhe Enisi

Çifti i njohur futbollistik, Fatmire “Lira” Alushi dhe Enis Alushi, kanë prekur...

Ky është personi i dyshuar për plagosjen në Pejë

Një incident i rëndë me armë zjarri ka ndodhur...
- Advertisement -

Pasi Kadri Veseli i reagoi Isa Mustafës duke i thënë drejtoje dialogun edhe pse kreu i opozitës është duke u rehabilituar nga sëmundja, është përgjigjur Avdullah Hoti. Ai ka thënë se fyerja e Isa Mustafës tregon se Veseli ka dështuar edhe është i frsutrur si lider.

- Advertisement -

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK’së, Avdullah Hoti, ka thënë se proceset shtetërore në Kosovë, përfshirë dialogun me Serbinë, duhet të udhëhiqen nga institucionet e shtetit të Kosovës. Thotë se për këtë punë Kosova është shpallur shtet, për të pasur institucione që e udhëheqin atë, e jo ekipe politike.

“Nëse këto institucione nuk kanë fuqi politike dhe legjitimitet për të përfaqësuar shtetin e Kosovës, siç është situata tani, atëherë zgjedhjet e reja janë të domosdoshme për të nxjerrë institucione legjitime përmes votës së qytetarëve”, ka shkruar Hoti.

“Rrugë tjetër nuk ka. Hedhja e topit tek opozita dhe fyerja e liderit kryesor të opozitës nuk i kontribuon situatës. Përkundrazi, tregon frustrim, dobësi lidershipi dhe dështim”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz