BallinaLajmeNga Ankara në Prishtinë, ky është ambasadori i ri i Amerikës në...

Nga Ankara në Prishtinë, ky është ambasadori i ri i Amerikës në Kosovë

Të ngjajshme

“Nan” e Alis në mesin e 10 performancave më të mira sipas Associated Press

Shqipëria zuri vendin e 13-të në festivalin evropian të...

Ndeshje e golave të shpejtë, shënojnë Unitedi dhe Foresti

Manchester United ka shënuar golin e tretë ndaj Nottingham...

Sadiku kritikon Kurtin: Zgjedhjet e reja do të ishin goditje për ekonominë dhe të ardhmen

Ermal Sadiku, kandidat për deputet nga Lidhja Demokratike e...

“Dënimet e buta po nxisin rritjen e kriminalitetit në Kosovë”

Aktivitetet kriminale në Kosovë po vazhdojnë si pasojë e...

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë emëruar ambasadorin e ri të tyre në Kosovë, dhe ai është Philip S. Kosnett.

Presidenti Donald Trump, ka emëruar Kosnett, si ambasador të jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë në Kosovë.

Kosnett aktualisht është i ngarkuar me punë i përkohshëm në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Ankara, mision diplomatik të cilin e ka filluar në vitin 2016, shkruan gazetametro.net.

Gjatë karrierës së tij në Shërbimin e Jashtëm, ai ka punuar në tetë misione të Shteteve të Bashkuara në Evropë, Azi dhe Lindjen e Mesme si dhe në pozita të larta drejtuese në Departamentin e Shtetit.

Pjesa më e madhe e karrierës së Kosnett ka qenë e fokusuar në bashkëpunimin ndërkombëtar të sigurisë dhe pajtimin politik.

Ai ka shërbyer si zëvendësshef misioni në Uzbekistan dhe në Islandë; si dhe në pozita politike, politiko-ushtarake dhe ekonomike-tregtare në Afganistan, Irak, Kosovë, Holandë dhe Japoni.

Në Uashington ai ka punuar në zyrat e Departamentit të Shtetit për Evropën, kundër-terrorizmit, politiko-ushtarake, të Inteligjencës dhe Kërkimeve etj.

Kosnett është diplomuar në Universitetin e Harvardit. Ai është nderuar me 10 çmime të Departamentit të Shtetit, ka marrë Medaljen e Zyrës së Sekretarit të Mbrojtjes për Shërbim Civil të Jashtëzakonshëm dhe Medaljen e Departamentit të Këmbësorisë për Shërbim Civil të Shkëlqyer.

Kosnett flet turqisht, rusisht, holandisht dhe japonisht. /gazetametro.net

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz