Kryeqytetasit kanë siguruar kalimin në fazën e parë të Ligës së Evropës, pas fitores 5:0 të arritur ndaj skuadrës nga Gjibraltari, Europa FC, në stadiumin ‘Adem Jashari’.
Ndeshja e parë në Gjibraltar nuk kishe dhuruar fitues, duke përfunduar 1:1.
Skuadra e Mirel Josës pati një fillim për t’u mos harruar, kur pa vetën në epërsi prej 2:0 në minutën e 13’.
Armend Dallku shënoi për 1:0 nga penalltia në minutën e 9’, ndërsa katër minuta më vonë Mankenda dyfishoi epërsinë me një gol të bukur.
Prishtina nuk u ndal me kaq, dhe në minutën e 35’ çoi epërsinë në 3:0, kur Dallku realizoi sërish nga penalltia.
Ahmed Januzi në minutën e 59′ shënoi për 4:0, ndërsa golin e fundit për Prishtinën në këtë ndeshje e shënoi Mërgim Pefqeli, në minutën e 86′ të ndeshjes./Lajmi.net/

