back to top
Tuesday, September 16, 2025
BallinaLajmeTadiç: Për humbjen e Kosovës dikush duhet të quhet tradhëtar

Tadiç: Për humbjen e Kosovës dikush duhet të quhet tradhëtar

Të ngjajshme

Policia po e kërkon publikisht një hajn

Njësiti i Hetimeve të Kryeqytetit, me autorizim nga prokuroria...

Rubin: U përgatita prej vitesh për këtë gjykim

Ish-ndihmëssekretari amerikan i Shtetit, James Rubin, i cili po...

Ish-presidenti i Serbisë, Boris Tadiç, ka hedhur kritika të ashpëra në drejtim të qeverisë së Aleksandër Vuçiq, duke e akuzuar atë se ka dështuar sa i përket çështjes së zgjidhjes së problemit me Kosovën.

Sipas Tadiç për këtë gjë dikush duhet të quhet ‘tradhëtar’, raporton Periskopi, marrë nga Danas.

“Megjithatë për politikën katastrofale që ka zgjedhur kjo qeveri ndaj Kosovës, dikush duhet të mbaj përgjegjësi historike”, ka thënë Tadiç.

Tadiç thotë se Vuçiq nuk i ka shfrytëzuar situatat për ta mbajtur atë që nuk ishte humbur në luftë.

“Për dorëzimin e asaj që nuk e kemi humbur me luftë, dikush duhet ta marrë emrin e ‘tradhëtarit’”, ka shtuar ish-presidenti serb.

Ai gjithashtu ka folur edhe për akuzat që i kanë ardhur nga partia e Aleksandër Vuçiqit, të cilët e kanë quajtur edhe ‘Ustash’, shkruan Periskopi.

“ Gjatë fushatës zgjedhore ata janë munduar që politikën time ndaj Kosovës ta paraqesin si tradhëti ndaj vendit, duke premtuar se me ardhjen e tyre në pushtet do të zhbëjn gjithçka që ishte arritur sa i përket problemit të Kosovës, ndërsa prapa skenave ata ishin robëruar përpara Bashkësisë Ndërkombëtare”, ka thënë Tadiç.

Sipas tij, tani që ka ardhur koha e dorëzimit të Kosovës, kanë filluar përsëri sulmet ndaj tij.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz