BallinaRegjionaleDrenasDrenas, ka dhënë dorëheqje nga posti i asamblistit, por paga i del...

Drenas, ka dhënë dorëheqje nga posti i asamblistit, por paga i del në llogarinë e tij bankare (FOTO)

Të ngjajshme

Arrestohen dy të dyshuar për vjedhje të rëndë në Mitrovicë të veriut

Më datën 18.04.2026, në Stacionin Policor Mitrovicë Veri është...

E mbajti “në xhep” sulmin e Bayernit, Pacho shpallet “lojtari i ndeshjes”

Skuadra e Paris Saint-Germain është kualifikuar në finalen e...

PSG mbahet në Mynih, prek finalen e Ligës së Kampionëve për herë të dytë rresht

Paris Saint-Germain është finalisti i dytë i këtij edicioni...

Kajsitë të mira kundër kancerit

Shumë njerëz nuk e dinë se çfarë vlera të...

 

Edhe pse ka dhënë dorëheqje muaj më parë nga posti i Asamblistit të Kuvendit Komunal të Drenasit, Xhavit Drenorit, i ka dal paga baza e asambleistit, shkruan Drenicapress.info

Ai edhe njëherë ka treguar transparencën para qytetarëve, duke bërë publike edhe mesazhin që i ka ardhë nga banka dhe ku shihnen 94 euro, si pagë bazë e asamblistit.

Lexojeni të plotë dhe pa ndërhyrje postimin e Drenorit:

DIKUSH PO E SHKEL LIGJIN KËTU !

Prap u lajmerova nga banka se Komuna e Drenas ka transferuar pagen bazë të asamblistit në konton time për muajin qershor, sado që zyrtarisht kam dhënë dorëheqje me 29.03.2018.

Neni 37, pika 2 (c) e Ligjit për vetëqeverisje lokale e përcakton qartë se me dorëheqje me shkrim, pushon mandati i asamblistit.

Njëjtë me kishte ndodhur edhe për muajin paraprak.

Është hera e dytë që më duhet të shpenzoj kohë e të sorrollatem koridoreve të bankës duke pritë në radhë për me i kthy paratë mbrapsht në konton e Komunës.

Në Komunë thonë se pa deçertifikim zyrtar nga KQZ-ja ne nuk mund te heqim nga lista e pagës (bazë), e KQZ-ja gishtin (tregues) e drejton kah Presidenti Thaqi për mos emërim të Anëtarëve të KQZ-së.

Neni 422 i Kodit Penal e parasheh që “ Personi zyrtar, (…) nuk përmbush detyrat zyrtar të tij (…), dënohet me burgim prej 6 muaj deri në 5 vjet.

Sipas nenit 84, pika 2, Kompetencë e Presidentit të Republikës së Kosovës është edhe GARANTIMI I FUNKSIONIMIT KUSHTETUES TË INSTITUCIONEVE (…).

Pra, me pas SISTEM të mirëfilltë që funksionon, dikush do duhej me dhanë përgjegjësi për dëmin që po i bëhet buxhetit komunal në Drenas.

E me gjasë, deri të fundosen (politikisht) njerëzit që e kanë zabtu krejt shtetin, vështirë me kërku llogari/përgjegjësi për shkelje ligjore.

Fotografia e Xhavit Drenori

Fotografia e Xhavit Drenori

Fotografia e Xhavit Drenori

Fotografia e Xhavit Drenori

Fotografia e Xhavit Drenori

Fotografia e Xhavit Drenori

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz