back to top
Monday, February 2, 2026
BallinaShqiptareBiznesmeni i thyen hundën me grushta inspektorit shqiptar

Biznesmeni i thyen hundën me grushta inspektorit shqiptar

Të ngjajshme

​Fitore e rëndësishme për Vëllaznimin ndaj Borës në Gjakovë

Vëllaznimi arriti një fitore të vlefshme ndaj Borës me...

Të hënën afati i fundit për ankesa në PZAP

Ora 11:00 e së hënës është afati i fundit...

Krasniqi: Grupi parlamentar multietnik në legjislaturën e 10-të do të përbëhet nga 8 deputetë

Kryetari i Iniciativës së Re Demokratike të Kosovës (IRDK),...

Osmani shpreh ngushëllime për viktimat e aksidentit tragjik: Lutjet tona janë me Turqinë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka shprehur...

Krasniqi: Grupi parlamentar multietnik në legjislaturën e 10-të do të përbëhet nga 8 deputetë

Kryetari i Iniciativës së Re Demokratike të Kosovës (IRDK),...

Një inspektor i Tatimeve është goditur me grushta në fytyrë ndërsa ishte duke kryer detyrën e tij, kontrollin e bizneseve në Golem. Ai ka kërkuar kuponin tatimor nga një biznes, por si përgjigje ka marrë grushta fytyrë dhe ka përfunduar me hemoragji në Spitalin e Traumës Tiranë.

Ja ç’njoftoi sot Ministria e Financave dhe Ekonomisë, e cila e ka dënuar dhunën e ushtruar ndaj inspektorit të hetimit tatimor në detyrë.

Një incident është shënuar ditën e diel në zonën e Golemit gjatë ushtrimit të detyrës nga grupi i inspektorëve të Sektorit të Zbatimit, Drejtoria e Hetimit Tatimor.

Grupi i punës i përbërë nga inspektorët M.S, G.C dhe O.B u paraqit për të kryer kontroll në subjektin “Fatime Morina”, në zonën e Golemit, pranë “Pishave të Buta”. Gjatë kontrollit u konstatua se subjekti ushtronte aktivitetin në fushën e shërbimit, pa lëshuar kupon tatimor, shkelje e përsëritur nga subjekti në fjalë, në kundërshtim me ligjin 9920 ( I ndryshuar) neni 122, pika 1, gërma b(ii).

Referuar kësaj shkelje, inspektorët e zbatimit informuan subjektin për penalizim me masën bllokim aktiviteti për 30 ditë kalendarike.

Gjatë kryerjes së procedurave nga inspektorët, ata kanë hasur në rezistencën e pronarit të subjektit, i cili ka ushtruar dhunë fizike ndaj inspektorit O.B. duke e goditur në fytyrë, goditje e cila i ka shkaktuar inspektorit frakturë dhe hemoragji në hundë dhe sy.

Si rrjedhojë e kësaj ngjarje, u njoftuan forcat e Rendit. Inspektori u dërgua fillimisht për mjekim pranë spitalit të Durrësit dhe më pas u dërgua për trajtim më të specializuar pranë spitalit Ushtarak në Tiranë.

Inspektorët e zbatimit, po kryenin kontrolle në zonë në zbatim të planit të masave për sezonin turistik veror.

Ministria e Financave dhe Ekonomisë dëshiron të përsërisë mesazhin e qartë se të gjithë strukturat tatimore të zbatimit dhe terrenit, mbeten të angazhuar për të vijuar zbatimin rigoroz të planit të masave për sezonin turistik. Beteja kundër informalitetit është beteja jonë e përbashkët me sipërmarrjen e ndershme, në favor të qytetarëve dhe zhvillimit ekonomik të vendit.

Të Fundit

Sport

ShowBiz