back to top
Saturday, December 20, 2025
BallinaLajmeIsh-ortaku thotë se me Milaim Zekën u prishën pasi s’pranoi t’i financonte...

Ish-ortaku thotë se me Milaim Zekën u prishën pasi s’pranoi t’i financonte fushatën për deputet

Të ngjajshme

Rutte: Pas marrëveshjes së paqes, NATO do të reagojë ashpër ndaj çdo sulmi rus

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka deklaruar...

Interit ngopet me ”pasta bolonjeze”, eliminohet nga Superkupa e Italisë

Skuadra e Bolognas ka shkruar historinë, duke siguruar për...

Rutte: Pas marrëveshjes së paqes, NATO do të reagojë ashpër ndaj çdo sulmi rus

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka deklaruar...

Fiat zbulon modelin e ri 500 Hybrid Torino

Fiat ka nisur prodhimin e modelit të ri 500...

Laureatet e vitit, Dardan Berisha shpallet basketbollisti më i mirë i vitit 2025

Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) ka ndarë çmimet...

Refuzimi për t’i financuar fushatën në të cilën Milaim Zeka po pretendonte të zgjidhej deputet i Kuvendit të Kosovës në zgjedhjet parlamentare të vitit 2016, ishte shkaktari që sipas Ilir Krasniqit, çoi në konflikt dy ortakët Milaim Zekën dhe Ilir Krasniqi.

Krasniqi pas disa muaj qëndrimi në paraburgim, me dyshimet se ai bashkë me deputetin e Nimsës, Milaim Zekën, kishin mashtruar mbi 900 qytetarë për viza, thotë se pas mosmarrëveshjeve që pati me partnerin e tij Milaim Zeka, ai u thirr për intervistim nga Policia e Kosovës, raporton KTV.

Krasniqi thotë se deri tani, u ka kthyer rreth 186 mijë euro aplikuesve të cilëve u kishte marrë paratë në këmbim të vizave.

Por, thotë se aplikuesit po vazhdojnë ta kërcënojnë atë dhe familjen e tij për kthimin e mjeteve të tjera.

Krasniqi në një intervistë për KTV, thotë se konfiskimi i pasaportës dhe hetimet që bëhen ndaj tij, kanë bërë që ai të mos e shohë familjen dhe gruan, e cila vuan nga kanceri tash e një kohë.

Mirëpo, avokati i Milaim Zekës, Gazmend Halilaj, thotë se klienti i tij nuk pati nevojë asnjëherë për fushatë dhe se ka mjaftueshëm prova të cilat tregojnë për pafajësinë e Zekës.

KTV’ja ka një muaj që ka kërkuar përgjigje nga Prokuroria e Shtetit, lidhur me hetimet për këtë rast dhe gjithashtu pretendimet e Ilir Krasniqit, po prokuroria nuk ka dhënë ndonjë përgjigje.

Deputeti i Nismës, Milaim Zeka dhe Ilir Krasniqi, ishin arrestuar dhe respektivisht, ndaluar nga Policia e Kosovës me dyshimet se ishin përfshirë në një skemë mashtrimi me viza pune në Gjermani, duke mashtruar 920 qytetarë përmes agjencisë së punësimit.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz