Adnan Januzaj është kryelajm i medieve ndërkombëtare sonte.
Ai me golin e tij i dha fitoren Kombëtares së Belgjikës kundër Anglisë, për të përfunduar si lidere e Grupit G.
Por lajmi më i madh vjen pas përfundimit të ndeshjes, atëherë kur kanë nisur komentet për të.
“E përgëzoj Adnanin për golin e tij të bukur që e shënoi sonte kundër Anglisë”, ka shkruar në Instagram, Kampioni i Evropës në boks, Haxhi Krasniqi.
“Edhe Adnani është i yni dhe jam shumë i bindur se zemra i rrah kuqezi, do të vijë dita kur do të dëshmohet edhe kjo”, ka vazhduar ai.
E këtij postimi të Krasniqit, vet Januzaj i është përgjigjur pozitivisht, duke e pëlqyer atë.
