Halil Kastrati tashmë është shumë i njohur për të gjithë dhe atë për të mirë.
Ai është i njohur për humanizmin e tij si në Kosovë, ashtu edhe në Shqipëri, shkruan ORAinfo.
Halili ndihmon shumë familje të cilat kanë nevoja të ndryshme, disa për vendbanim, disa për shërim e raste të ndryshme.
Ai edhe pse është sprovuar me sëmundjen e djalit, veprimtarin e tij prej humanitari nuk e ka ndërprerë asnjëherë.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Instagram, ai ka treguar se sot edhe një familje tjetër është bërë me banesë.
“Vazhdojme .. Foto me çelesa ne dore. Banese e re, po gezohet nje familje nevojtare. Bamires Zoti ju shperblefte”- ka shkruar Halili.
