BallinaBotëShpërthim në një shtëpi në Gjermani, disa të vdekur

Shpërthim në një shtëpi në Gjermani, disa të vdekur

Të ngjajshme

Arsenal armësh dhe uniformë ushtarake zbulohen në një objekt të pabanuar në Zubin Potok

Policia e Kosovës ka sekuestruar armë dhe pajisje ushtarake...

E diela me mot të vranët në Kosovë

Sot (e diel), vendi ynë pritet të përfshihet nga...

Policia sekuestron armë dhe pajisje ushtarake në Zubin Potok

Policia e Kosovës ka sekuestruar armë dhe pajisje ushtarake...

Sulmuan fizikisht policët, arrestohen dy burra në Pejë

Dy persona janë arrestuar nga policia e Kosovës, pasi...

Bullgaria shpallet fitues i Eurovisionit

Bullgaria është shteti që fitoi vendin e parë në...

Si pasojë e shpërthimit në një shtëpi në qytetin Bremen të Gjermanisë, 3 persona kanë humbur jetën, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë nga policia e Bremit thuhet se shpërthimi ka ndodhur këtë mëngjes, në një shtëpi në qarkun Huchting të Bremenit.

Si pasojë e shpërthimit, në shtëpi janë gjetur të vdekur një grua 41 vjeçare dhe një fëmijë 7 vjeçar. Ndërkaq edhe një grua 70 vjeçare në një shtëpi tjetër në afërsi, e cila është prekur nga shpërthim, është gjetur e vdekur.

Në deklaratë thuhet se shpërthimi ka ndodhur në çatinë e shtëpisë, ndërkaq arsyeja e shpërthimit ende nuk dihet.

Në lajmet e mediave gjermane thuhet se nga shpërthimi edhe shtëpitë përreth kanë pësuar dëme të mëdha. Po ashtu thuhet se shtëpitë 100 metra përreth vendit ku ndodhi shpërthimi janë evakuuar.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz