back to top
Monday, August 18, 2025
BallinaLajmeProkurori Hoxha: Vrasësi i Oliver Ivanoviqit mund të ketë ikur nga Veriu

Prokurori Hoxha: Vrasësi i Oliver Ivanoviqit mund të ketë ikur nga Veriu

Të ngjajshme

Momenti kur këmbët e Putinit ‘dridhen në mënyrë të dyshimtë’ gjatë bisedës me Trump

Është publikuar momenti kur këmba e presidentit rus Vladimir...

87 vatra zjarri të regjistruara në Kosovë, 8 prej tyre ende aktive

Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave bën të ditur se...

Milan fiton ndaj Barit në Kupën e Italisë, debuton Ardon Jashari

Milan ka shënuar fitore me rezultat 2:0 ndaj Barit...

Kanë kaluar më shumë se 5 muaj nga vrasja e Oliveri Ivanoviqit, ish-liderit të SDP-së në Kosovë, dhe ende nuk është zbardhur si rast nga autoritetet kosovare. Prokurori Special Sylë Hoxha thotë për Gazetën Express se hetimet janë duke vazhduar por shprehet i sigurt se vrasjen nuk e kanë kryer shqiptarët, por grupet kriminale veprojnë kryesisht në veri. Për këtë punë, janë intervistuar dhjetëra dëshmitarë.

Vrasësit e mundshëm të ish-liderit të SDP’së, Oliver Ivanoviq, mund të jenë duke vepruar në Veriun e Mitrovicës dhe ata i përkasin nacionalitetit serb. Kështu deklarojnë nga Prokuroria Speciale e Kosovës.

Këta të fundit po hedhin poshtë çdo mundësi që vrasësit e Ivanoviqit mund të jenë shqiptarë. Kështu i ka thënë të martën Gazetës Express, Prokurori Special, Sylë Hoxha. Thotë se po punon intensitet për zbardhjen e këtij rast.

“Ne ende jemi në grumbullimin e provave. Ende nuk kemi ndonjë të dyshuar për këtë rast. Në këtë moment mund të themi se të  gjitha provat e deritanishme shkojnë në atë se i njeri Ivanoviq është vrarë nga grupe të organizuara kriminale e jo nga  shqiptarë. Këtë mund ta themi se i njëjti edhe gjatë fushatës zgjedhore të vitit të kaluar ka pasur kërcënime, i është djegur makina e kështu me radhë”, ka deklaruar prokurori i cili po e heton këtë rast.

Hoxha shprehet i bindur se vrasësit e mundshëm të Ivanoniqit mund të kenë jetuar në veriun e Mitrovicës. Madje rreth këtij rasti ai thotë se kanë marrë në pyetje një numër të konsiderueshëm të dëshmitarëve.
“Ne jemi duke punu në këtë drejtim në mënyrë intensive. Jemi duke i marrë në pyetje dëshmitarët. Por duhet ta theksojmë se dëshmitarët janë të frikësuar me i tregu edhe gjërat që ata i dinë. Vrasësi kryesor mund të ketë ikur nga veriu i Mitrovicës, mirëpo grupi i tyre sigurisht që mund të jetë ende në pjesën veriore të Mitrovicës.

Por prokurori special, Sylë Hoxha, po deklaron se dëshmitarët po frikësohen që të japin detaje rreth këtij rasti.

“Dëshmitarët po frikësohen të tregojnë nga strukturat që janë në veri”, thotë tutje Hoxha. Por ai shprehet i bindur se nuk do të heq dorë nga ky rast.

“Unë rreth zbardhjes së kësaj çështjeje nuk mund të lidhem me afate kohore. Por unë nuk do të heq dorë nga ky rast. Unë i prokuror shpresojë në këtë rast se pa marrë parasysh që dëshmitarët nuk po deklarohen shumë për këtë rast, por në fund besojë që do të grumbullohen provat”, thotë ai.

Kujtojmë se Oliver Ivanoviq është vrarë në janar të këtij viti para zyrës së partisë së tij politike që gjendet në veri të Mitrovicës. Ai, dy tri ditë para se të vritej, në një intervistë kishte deklaruar që ndihet i rrezikuar nga serbët.

Mediat në Serbi kanë raportuar se pak ditë para se të vritej Ivanoviqi i kishte nisur një mesazh telefonik Presidentit Vuçiq, por që nuk kishte marrë kurrfarë përgjigje. Spekulimet për vrasjen e tij, por motivet kanë qenë të shumta. /GazetaExpress/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz