Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal, i kryesuar nga kryetarja Sala Berisha-Shala, ka mbajtur sot mbledhjen e radhës, në të cilën ka shqyrtuar Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për automjete, transmeton Drenica Press
Po ashtu komisioni shqyrtoi edhe Projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian mbi pjesëmarrjen e Kosovës në Programin e Unionit “Konkurrenca e Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme”, si dhe raportin vjetor të Agjencisë Kosovare të Privatizimit për vitin 2017.
Deputeti Mërgim Lushtaku arsyetoi iniciativën e tij për ndryshimin dhe plotësimin e Projektligjit për automjete, ndërsa pas diskutimeve, komisioni i dha mbështetje projektligjit.
Pas heqjes së nenit të Ligjit për Automjete, qytetarët mund të regjistrojnë vetura të importuara edhe më të vjetra se 10 vjet. /Drenica Press/