back to top
Thursday, December 18, 2025
BallinaLajmeDreshaj, Xhakës e Shaqirit: Bëjeni prapë shqiponjën, unë paguaj gjobën

Dreshaj, Xhakës e Shaqirit: Bëjeni prapë shqiponjën, unë paguaj gjobën

Të ngjajshme

Trimror Selimi shpallet lojtari më i mirë i huaj në Mal të Zi

Futbollisti kosovar Trimror Selmi, është shpallur lojtari më i...

Kadriu: Rikthehem për projektet që i nisëm së bashku dhe që nuk guxojnë të ndalen

Kandidati  për deputet nga radhët e LDK-së Rexhep Kadriu...

Grenell pajtohet me Ramën se Thaçi po mbahet peng nga Haga, thotë se Jack Smith është një turp

Sot, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka vizituar ish-presidentin...

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK-së, njëherësh biznesmeni i njohur, Gani Dreshaj e ka quajtur të pa peshë dënimin që FIFA ua ka shqiptuar me nga 10 mijë franga, Granit Xhakës e Xherdan Shaqirit.

Dreshaj ka thënë se do të marrë përgjegjësi për gjobat e FIFA-s saherë që këta futbollistë do e bëjnë shqiponjën, transmeton Indeksonline.

Kujtojmë se ishin Xhaka e Shaqiri ata që bënë krenar Zvicrën dhe gjithë shqiptarët mbarë botën, kur shënuan 2 gola kundër Serbisë duke kaluar kështu në epërsi.

Tek sot, FIFA shqiptoi gjobën me nga 10 mijë franga për të dy kosovarët, kurse 5 mijë franga gjobiti lojtarin Stephan Lichtsteiner, i cili nuk u përmbajt nga emocionet dhe e bëri edhe ai me duar simbolin e shqiponjës, shkruan Indeksonline.

Më poshtë gjeni komentin e Gani Dreshajt:

Dënimi për Xhakën e Shaqirin nga FIFA është i pa peshë.

Më dëshirën më të madhe do të doja që unë të paguaja këtë dënim, por e di se sukseset e tyre në futboll kanë bërë që edhe fuqia e tyre financiare të jetë stabile.

Pra, sa herë që ata bëjnë shqiponjën, unë iu them se marr përgjegjësinë e gjobave nga FIFA

Jam i bindur se golat dhe sukseset e shqiptarëve me Zvicrën në Botëror nuk kanë ndalur. Presim suksese të mëdha në ndeshjet e radhës.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz