BallinaShqiptareDigjet vetura në derën e shtëpisë

Digjet vetura në derën e shtëpisë

Të ngjajshme

Një automjet tip “Volkswagen” është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit të sotëm në Elbasan .

Mësohet se ngjarja ndodhi në lagjen “Brigada e 17”, ku u dogj mjeti tip “Volkswagen”, me targa AA 282 në pronësi të shtetases M. A., banuese në këtë zonë. Mjeti ishte i parkuar në rrugicë para banesës së saj dhe si pasojë e flakëve është djegur pjesërisht.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor, ku nga veprimet e para dhe deklarimet e pronares e cila nuk ka ndonjë pretendim se mjeti mund ti jetë djegur qëllimisht, dyshohet se ngjarja është aksidentale (shkëndijë elektrike).

Vijon ende puna për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të rënies së zjarrit

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz