Gjykata e Kurbinit ka vendosur masën e sigurisë “burg pa afat” për 35-vjeçaren Violeta Donaj, e cila vrau me armë zjarri bashkëshortin e saj Kujtim Donaj.
Gruaja u shfaq e penduar për krimin e rëndë në sallën e gjyqit. “Nuk doja, nuk e di si e kam bërë”, ka thënë ajo në gjyq.
Mandej Violeta ka rrëfyer se burri e keqtrajtonte dhe i linte lekët në bixhoz. “Më keqtrajtonte, kishte filluar të luante bixhoz dhe po na shkatërronte. I linte të gjitha lekët në kumar!”, u shpreh ajo.
Gruaja e cila ka dy fëmijë me moshë 7 dhe 14 vjeç, ka treguar para hetuesve se pistoletën e ka gjetur në makinën që përdorte ajo dhe i shoqi, pa zbuluar më shumë detaje.
Të dielën e 17 qershorit Violeta Donaj banuese në Rrëshen, hyri në tregun e Milotit me pistoletë në dorë dhe pas një konflikti verbal me bashkëshortin, e ka qëlluar këtë të fundit me katër plumba.