back to top
Wednesday, September 17, 2025
BallinaLajmeThaçi lexon letrën e një gruaje të dhunuar nga forcat serbe

Thaçi lexon letrën e një gruaje të dhunuar nga forcat serbe

Të ngjajshme

Liverpool “shkund” Atleticon me dy gola të shpejtë, Salah në super formë

Liverpool ka nisur furishëm përballjen ndaj Atletico Madridit, duke...

Williams: Thaçi inteligjent, pa autoritet në bisedime

Nga gjykata u largua por brenda saj la dëshmitë...

Melinda merr propozimin për martesë

Këngëtarja e njohur Melinda Ademi ka ndarë me ndjekësit...

“Faleminderit shumë, zoti Rubin” – Leonora Jakupi reagon për James Rubin

James Rubin, një nga bashkëpunëtorët më të afërt të...

Sot po mbahet kampanja senzibilizuese për viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë. Të pranishëm në këtë kampanjë janë Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ish presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, dhe të tjerë përfaqësues të shoqërisë civile. Thaçi ka lexuar një letër të një gruaje të dhunuar ndërsa ka thënë se Serbia herët a vonë do të japë llogari për këto veprime çnjerëzore.

Presidenti Thaçi ka thënë se viktimat e dhunës seksuale duhet të kenë përkrahjen e të gjithë shoqërisë dhe institucioneve të vendit, shkruan Express.

“Të mbijetuarat e dhunës seksuale nuk janë fajtore për atë që ju ndodhi. Ato kanë nevojë për përkrahjen e të gjitha institucioneve dhe qytetarëve të republikës së Kosovës”,  është shprehur ai në fjalimin e tij në kampanjën e titulluar “Bëhu zëri im”.

Ai gjithashtu ka thënë  se të mbijetuarat e dhunës nuk kanë faj për atë që ju ka ndodhur, dhe “ne duhet të ua kthejmë vetbesimin”.

Thaci të dielën do të takohet me Presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq në Bruksel, për të nisur  një fazë të re bisedimesh që mund të cojnë në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve. Nuk dihet nëse cështja e viktimave të dhunës seksuale do të ngritët aty.

Shumë zarfe me letra janë shpërndarë në shesh, me përjetimet e grave të dhunuara, Presidenti Thaçi ka lexuar një nga këto letra.

Edhe ish Presidentja Jahjaga ka thënë se duhet të jemi më të zëshëm ndaj kësaj çështjeje, sepse Serbia duhet të japë llogari për gjithë krimet e kryera në Kosovë.

“Do të vazhdojmë ta ngrisim çështjen e dhunimit të grave të Kosovës, si në nivelin vendor, edhe në atë ndërkombëtar. E kemi obligim moral të jemi zëri I tyre, deri sa ato të gjejnë drejtësi”, ka thënë Jahjaga, shkruan Gazeta Express.

Ndryshe, sot kur edhe shënohet Dita ndërkombëtare për eliminimin e dhunës seksuale në konflikte në Prishtinë bëhet lansimi i kampanjës “Bëhu zëri im”.

Lansimi i kampanjës “Bëhu zëri im”, nis me marshin qytetar nga Sheshi “Skënderbeu” dhe vazhdon deri te Sheshi “Zahir Pajaziti”.

Kjo kampanjë është përkrahje për të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz