Por, kombëtarja arabe përjetoi momente tmerri kur po udhëtonte drejt qytetit rus të Rostovit, ku do të zhvilloj ndeshjen e dytë të Botërorit.
Aeroplani që po barte futbollistët e ekipit bardhegjelbër e kaploi një zjarr që shkaktoi edhe panik te lojtarët.
Flakët shpërthyen në njërin prej motorëve të “Russian Airlines Airbus” gjersa ishte duke fluturuar në qiell.
“Federata e Futbollit Saudite dëshiron të sigurojë të gjithë se lojtarët dhe anëtarët e Kombëtares janë mirë dhe të sigurt pas një dëmtimi të vogël dhe teknik të motorit të avionit. Avioni është ulur para pak minutave në Rostov në Don Airport, kurse edhe personeli i avionit janë të sigurt”, thuhet në një deklaratë zyrtare të federatës saudite për media.
Ndryshe, Arabia Saudite do të takohet të mërkurën me kombëtaren e Uruguait. /Telegrafi/

