Botërori ka momente pikante, ku sakrificat dhe momentet e bukura nuk kanë të ndalur. Disa tifozë meksikanë kishin vendosur të shkonin me një autobus tipik drejt Rusisë, por në momentet e fundit njëri prej tyre u dha lajmi e keq shokëve.
Ai iu kërkojë ndjesë shokëve, pasi ishte gruaja e tij që e kishte penguar që të merrte pjesë.
Por shoqëria e mirë di të të surprizojë. Ata e kanë marrë me vete shokun e tyre në Rusi, por kësaj here jo fizikisht. Ideja e tyre ishte brilante.
Ata kanë marrë foton e tij të stampuar në karton dhe nga Rusia kanë pozuar duke pirë birrë, kaq ka mjaftuar dhe mediat kanë mbushur hapësirat e tyre. Në bluzën me foto prej kartoni, tifozi meksikan kishte një mbishkrim ku thuhej: “Nuk më lë gruaja”






