BallinaBotëGjatë festës së Fiter Bajramit, 58 të vdekur dhe 392 të plagosur...

Gjatë festës së Fiter Bajramit, 58 të vdekur dhe 392 të plagosur në aksidente rrugore (FOTO)

Të ngjajshme

Arrestohen dy të dyshuar për vjedhje të rëndë në Mitrovicë të veriut

Më datën 18.04.2026, në Stacionin Policor Mitrovicë Veri është...

E mbajti “në xhep” sulmin e Bayernit, Pacho shpallet “lojtari i ndeshjes”

Skuadra e Paris Saint-Germain është kualifikuar në finalen e...

PSG mbahet në Mynih, prek finalen e Ligës së Kampionëve për herë të dytë rresht

Paris Saint-Germain është finalisti i dytë i këtij edicioni...

Kajsitë të mira kundër kancerit

Shumë njerëz nuk e dinë se çfarë vlera të...

Bilanc lufte nga aksidentet gjatë festës së Fiter Bajramit në Turqi. Agjencia shtetërore e lajmeve “Anadolu Agency” raporton se 58 persona kanë humbur jetën dhe 392 të tjerë janë plagosur në aksidentet automobilistike që kanë ndodhur anekënd Turqisë gjatë festës.

Agjencia raporton se në ditën para Bajramit, kur qindra mijëra persona nisen nga Stambolli dhe Ankaraja drejt vendlindjeve të tyre, kanë humbur jetën 11 persona dhe janë plagosur 70 të tjerë.

Në ditën e parë të festës vdiqën në aksidente 15 persona dhe u plagosën 98 të tjerë. Në ditën e dyte bilanci ishte edhe më tragjik, 17 të vdekur dhe 118 të plagosur, ndërsa në ditën e tretë dhe të fundit të Bajramit, vetëm deri në orën 17:00, 15 persona humbën jetën në aksidente dhe 106 u plagosën.

4 prej shembujve më tragjikë të aksidenteve tragjike janë ato të Eskishehirit dhe Shirnakut, ku mëngjesin e së dielës humbën jetën nga 3 persona nga e njëjta familje, në Kutahya 4 persona nga e njëjta familje dhe në Kastamonu 6 të afërm që po udhëtonin me të njëjtën makinë.

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz