Të shtunën (16 qershor) është prezantuar logoja e re e Federatës së Futbollit të Kosovës, e cila nuk është pritur aspak mirë nga publiku.
Reagimet kanë qenë aq të shumta sa që është nisur edhe një peticion online kundër saj, kurse shumë nga logot që ishin rrëzuar në konkurs kanë vërshuar internetin.
Është piktori, Sali Musliu, i lindur në Gjilan, në vitin 1966, ai që e ka dizajnuar logon, e cila u përzgjodh nga FFK. Musliu është ,magjistër i pikturës dhe ka punuar edhe në një universitet privat.
Ai jeton dhe vepron në Gjermani, kurse gjatë karrierës së tij ka fituar disa çmime, më i riu nga të cilët është çmimi i Flakës së Janarit, në fillim të këtij viti.
Ajo ka ngjallur reagime të mëdha në internet, ku komentuesit nuk e cilësuan si logon më të mirë.




