back to top
Wednesday, September 17, 2025
BallinaRegjionaleNjihuni me fermerin nga Vushtrria që kujdeset për 300 krerë drerë (Video)

Njihuni me fermerin nga Vushtrria që kujdeset për 300 krerë drerë (Video)

Të ngjajshme

Reali me Alonson fiton edhe me 10 lojtarë në fushë, e mposht Marseille

Real Madrid ka nisur me këmbë të mbarë edicionin...

Spektakël golash në Torino: Juventusi dhe Dortmundi ndajnë pikët me barazim dramatik 4-4

Në një mbrëmje të çmendur në “Allianz Stadium”, Juventusi...

Trump dhe Melania mbërrijnë në Britani për vizitën e dytë shtetërore

Presidenti i ShBA’së, Donald Trump, dhe Zonja e Parë...

Gucati: Dëshmia e James Rubin riktheu procesin në binarë

Dëshmia e ish-diplomatit të lartë amerikan, James Rubin, e...

Nuk është e pazakontë që të dëgjosh lidhjen e fortë që njerëzit kanë me kafshët.

Gani Imeri është njëri ndër ta, i cili tash e katër vite mban në pronën e tij rreth 300 drerë.

Drerët është e vështirë ti hasësh në pyjet tona, por në fshatin Dumnicë të Vushtrrisë ato janë me shumicë.

Pronari i fermës Gani Imeri, tregon për RTV Dukagjinin sfidat dhe kënaqësinë që kafshët e bukura i dhurojnë atij.

“Që katër vite kam filluar dhe janë mirë ka rriten. Kemi filluar me 40 copa, tani i kemi rreth 300 sosh. Kemi dy lloje, të kuqe dhe të murrme. Për shkak të hapësirave të pamjaftueshme për kullota, ne i ushqejmë dy herë në ditë, mëngjes e mbrëmje”, shprehet fermeri Imeri.

Drerët e njohin mirë pronarin e tyre, pasi ai çdo ditë u ofron dashuri, përcjell Telegrafi.

“Diçka që lindë i egër, mbetet gjithmonë i egër, por nga puna e madhe me këto kafshë, kemi arrit të krijojmë afërsi. Rri një kohë të gjatë me to, dhe kudo që shkoj me ndjekin nga afër. Kanë dëshirë mi ledhatua, janë kafshë shumë të mrekullueshme”, thotë pronari i parkut të drenushave.

Këta drerë ç’do ditë tërheqin shumë vizitorë, dhe sipas pronarit të parkut të drenushave, numri gjatë vitit arrin në disa mijëra./Telegrafi/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz