BallinaRegjionaleDrenasJa si është emëruar palestra e qytetit në Drenas (FOTO)

Ja si është emëruar palestra e qytetit në Drenas (FOTO)

Të ngjajshme

Palmer i hapur për një transferim te Man Utd

Lidhja e Cole Palmer me Manchester United nuk po...

Kushtet e Mourinhos për rikthim te Real Madridi

José Mourinho mbetet një emër gjithnjë e më i...

​Vepra arti për Skënderbeun, shënohet 621-vjetori i lindjes së tij

Me vepra të shumta artistike është mbushur sheshi i...

Me rastin e shënimit të 19 vjetorit të Ditës së Çlirimit të Drenasit, zyrtarisht është emëruar palestra e qytetit me emrin e dëshmorit Hysni Jetullahu, ku po këtë ditë i është ndarë edhe titulli Heroi i Kosovës “Adem Jashari” nga Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi.

Ne emër të Zyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës, ka folur Ismail Syla i cili tha se urdhri “Heroi i Kosovës” dorëzohet personaliteteve me të rëndësishme të popullit të Kosovës nga Presidenti Hashim Thaçi, ndaj ne dy datat me të rëndësishme, të rënies së dëshmorit Hysni Jetullahu dhe Ditës së Çlirimit të Drenasit, sot i dorëzohet ky titull.

Ndërsa ne emër të Komunës së Drenasit, ka folur kryetari Ramiz Lladrovci, i cili vlerësoj lartë gjithë sakrificën dhe veprimtarinë e dëshmorit Jetullahu. Ai tha se dëshmori Hysni Jetullahu i ka dhënë shumë sportit të Drenasit, në veçanti Hendbollit, ku kishte edhe fatin si shumë bashkëluftëtarë të tjerë të jetë edhe dëshmori i këtij vendi, prandaj me shumë mërit sot zyrtarizojmë këtë palestër me emrin e tij.

Ne këtë takim merrnin pjesë shumë qytetarë, shoqata të dala nga lufta e UÇK-së, familjar, bashkëluftëtarë e bashkëlojtarë të dëshmorit Hysni Jetullahu. Pas zbulimit të pllakës me emrin e Hysni Jetullahu, është zhvilluar ndeshja me veteranët e Klubit të Hendbollit “Drenica” dhe Klubit të Hendbollit “Kastrioti” nga Ferizaj.

Fotografia e Komuna e Drenasit

Fotografia e Komuna e Drenasit

Fotografia e Komuna e Drenasit

Fotografia e Komuna e Drenasit

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz